IKMT prish 5 karburante të ndërtuar pa leje në aksin Durrës-Fier

0
181

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur javën e kaluar një operacion në rrugët kombëtare për prishjen e objekteve pa leje, që cilësohen si karburante. Inspektorati ka nisur punën në aksin Durrës-Fier, ku ka evidentuar disa prej këtyre objekteve.

Nëpërmjet një njoftimi IKMT informon se janë prishur 5 objekte pa leje të cilësuara si karburante.

“Në unazën e Durrësit, në segmentin Plepa-Shkozet është prishur një objekt. Në rrugën kombëtare Lushnjë-Fier, në vendin e quajtur “Pushimi i Shoferit” është prishur një objekt, po në rrugën kombëtare Lushnjë-Fier, në fshatin Rrapës dhe fshatin Vajkan, janë prishur dy objekte, në rrugën kombëtare Lushnjë-Rrogozhinënë fshatin Dushk është prishur një objekt.”

IKMT do të vijojë operacionin në të gjitha rrugët kombëtare duke evidentuar dhe më pas duke marrë masat ligjore për të gjithësubjektet që kanë ndërtuar objekte të paligjshëm, në shfrytëzim, apo të braktisur.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here