Greg Delawie përmes twitter jep mesazh për Kosovën një ditë para 17 shkurtit

0
225

Duke shkruar në llogarinë e tij në Twitter, diplomati amerikan deklaron se ata që kanë zgjedhur dhunën, po zhvendosin Kosovën në rrugën e izolimit.

Greg Delawie, ambassador i SHBA-së në Kosovë, deklaroi se vendi i tij e mbështet demokracinë në Kosovë, duke përfshirë edhe të drejtën për të demonstruar në mënyrë paqësore.

“Kjo e drejtë nuk nënkupton edhe përdorimin e dhunës”, shkruan Delawie .

Sipas tij, dhuna politike është në kundërshti me demokracinë.

“Ata që kanë zgjedhur dhunën po e zhvendosin Kosovën në rrugën e izolimit. Kosova ka shkuar shumë larg që të kthehet prapa”, shkruan Greg Delawie.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here