Standard.al

Del në ankand makina e Bond, pritet të shitet 1 milion paund

0

makina2James Bond del në ankand. Në fakt jo filmi dhe sigurisht jo aktori po sende të përdorura gjatë xhirimeve të filmit të suksesshëm James Bond dhe prodhimit më të fundit, të vitit 2015, Spectre. Në ankand, duke tërhequr menjëherë vëmëndjen do të dalë makina e tij Aston martin DB10 e cila pritet të shitet për shumën marramendëse prej 1 milionë paund. Ankandi do të organizohet në Londër.

“Ka vetëm 10 si to në të gjithë botën dhe ato janë dizajnuar e projektuar specifikisht nga Sam Mendes, regjisori i filmit “Spectre” dhe nga ekipi i Aston Martin , ndaj mund të them se janë makina vërtet unike” tha producenti i filmit “Spectre” Michael G. Wilson, i cili ka prodhuar plot 17 filma Bond dhe që pritet të prodhojë së shpejti edhe filmin e radhës, të 25-tin, James Bond.

Aston Martin është një makinë e dizajnuar eksluzivisht dhe vetëm për James Bond. Modeli DB10 është i vetmi në llojin e tij, e pritet që të dalë në shitje publike nga EON Production, që ka krijuar cdo makinë Bond që nga viti 1995 “Golden Eye”, filmi i agjentit 007 luajtur në atë kohë nga aktori Pierce Brosnan.

“Makia për Bond është pjesë e ekipit të punës. Ajo ka qënë tradicionalisht një Aston Martin që pas “Goldfinger” dhe mishëron më së miri karakterin e Bond. Është njësoj me karakterin e filmit dhe personazhit kryesor” tha drejtuesja e EON Production, Meg Simmonds.

Ndër të tjera sende që do të dalin në ankand nga filmi i famshëm “Spectre, James Bond” është edhe një këmishe në ngjyrë kremi e stilistit amerikan Tom Ford, e veshur nga aktori britanik daniel Craig, që luan personazhin kryesor në 4 filmat e fundit të James Bond. Kjo këmishë pritet të shitet nga 20-30 mijë paund.

Uilson thotë se portreti i daniel Craig si James Bond i ka sjellë një pamjë, jetë dhe frymë të re karakterit të tij si personazhi kryesor.

“Ndryshime të mëdha erdhën në filmat Bond kur ky rol iu caktua Craig, që nga “Casino Royale” dhe më pas mendoj se secili prej 4 filmave të fundit ka qënë i jashtëzakonshëm dhe shumë i suksesshëm. Na riktheu në suksesin e filmave Bond kur në to luante Sean Connery” tha ai.

Kostumi “Day of the dead” i veshur nga aktori në skenën e parë të filmit pritet gjithashtu të shitet në ankand, në shumën e parashikuar 12-18 mijë paund.

Në ankand pritet të shiten gjithashtu edhe portrete të firmosura të anëtarevëve të tjerë të kastit, fotografi të realizuara nga fotografi legjendar i personaliteteve Rankin, që pritet të shiten 6-8 mijë paund secila.

2 gota klasike martini dhe një përzierës koktailesh të përdorura nga James Bond pritet gjithashtu të shiten 2-3 mijë paund, pasi janë firmosur nga vetë aktori Daniel Craig.

Pjesa më e madhe e parave që do të grumbullohen nga ankandi i Spectre do të shkojnë për bamirësi, përfshirë një fond për një grup mjekësor ndërkombëtar.

“Është një bamirësi e madhe dhe Lea Seydoux, aktorja franceze në film, që luan rolin e të dashurës së Bond, ka luajtur një rol të madh në realitet në bashkëpunimet e saj me organizatën “Mjekë pa kufinj”. Ndaj mendoj se është mnyra më e duhur për të bërë bamirësi, përmes filmit tonë” tha Uilson.

Simmonds thotë se vetëm falë producentit dhe regjisorit, ende sot james Bond është një film shumë popullor në kinematë në të gjithë botën:

“Është mënyra dhe ideja brilante e procudentit dhe regjisorit që kanë arritur ta menaxhojnë dhe të bëjnë bashkë përbërësit kyç që e bëjne ende sot Bond një nga filmat më popullorë që prej vitit 1962. Është shumë e pazakontë të kesh vetëm një hero, një karakter që gjithnjë mbijeton dhe që mbetet i pandryshuar për 50 vite me rradhë”

Janë 24 sende të përdorura gjatë xhirimit të Spectre që do të dalin në ankand në Londër.

“Spectre” filmi i 24 i James Bond ka thyer rekorde botërore për arkëtime në kinemate britanike.

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.