Deklarata e kampionit të boksit: “Homoseksualët, është pak të quhen kafshë”

0
155

Atë e njohin të gjithë si një prej boksierëve më të famshëm të botës, ndërsa ishte pjesë edhe e të ashtuquajturës “ndeshje e shekullit”, kur vendosi të duelonte me boksierin amerikan Floyd Mayweather, sfidë që e humbi.

Gjithsesi, këtë të martë duket se vendosi të shfaqte një anë tjetër, atë të një politikani filipinas, detyrë që e ka nisur prej vitit 2007, por pakkush di rreth kësaj fushe të karrierës së tij.

Këtë gjë e ka bërë me një deklaratë tepër të diskutueshme, duke shkaktuar një valë të gjerë përplasjesh mendimesh në Filipine, teksa është shprehur se “çiftet e homoseksualëve janë pak të quhen kafshë”.

Manny Pacquiao, 8 herë kampion bote në boks, i cili tashmë kandidon edhe për një vend në Senatin e vendit të tij, por që aktualisht përfaqëson provincën e Saranganit në Dhomën e Përfaqësuesve, e bëri këtë koment në një video të publikuar në një faqe interneti.
Duke argumentuar atë që tha, ai shtoi:

“A i keni parë ndonjëherë kafshët të kryejnë marrëdhënie seksuale me partnerë të së njëjtës gjini? Jo, sepse edhe kafshët janë më të mirë sesa ata, pasi arrijnë të dallojnë mashkullin nga femra. Nëse një mashkull lidhet me një mashkull dhe një femër me një femër, atëherë unë mendoj se ata janë edhe më të këqinj sesa kafshët”.

Deklarata e tij provokoi një stuhi kundërshtish, por fillimisht Pacquiao ishte i vendosur dhe dukej se nuk do të ndryshonte qëndrim. Madje publikoi në “Instagram” një foto me bashkëshorten e tij, të shoqëruar nga një citim i Biblës.

“Më mirë i bindem urdhrit të Zotit, sesa t’i bindem dëshirës së mishit. Nuk dua të dënoj askënd, thjesht po them të vërtetën, atë të vërtetë që e thotë edhe Bibla”.

Megjithatë, më vonë erdhi edhe falja: “Më vjen keq nëse kam lënduar njerëzit, duke i krahasuar homoseksualët me kafshët. U kërkoj falje të gjithë të lënduarve. Megjithatë, unë ende i qëndroj besimit dhe gjykimit tim, se do të mbetem kundër martesave të së njëjtës gjini. Nuk dua ta dënoj komunitetin LGBT, por mbështes atë që thotë Bibla. Zoti ju bekoftë të gjithëve dhe unë lutem për ju”, përfundon Pacquiao.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here