VOA: Shqipëria do të strehojë edhe 2 mijë muxhahedinë

0
185

Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry gjatë vizitës së tij në Shqipëri falënderoi qeverinë për strehimin e anëtarëve të një grupi opozitar iranian të njohur si muxhahedinë e Khalq ose MEK.

Gjatë dy viteve të kaluara, Shqipëria ka pranuar rreth 1 mijë muxhahedinë e do të strehojë edhe 2 mijë  të tjerë. Lajmi është publikuar në agjencinë e lajmeve ‘Zëri i Amerikës’, e cila citon një zyrtar të Departamentit Amerikan të Shtetit.

Përpara vizitës të së dielës në Tiranë, zyrtari tha se Kerry nuk do të flasë publikisht për përpjekjet e zhvendosjes së muxhahedinëve në Shqipëri, e cila është një çështje e ndjeshme.

Grupi që pritet të strehohet në Shqipëri, ka mbështetur Shtetet e Bashkuara të Amerikës në operacionet ushtarake në Lindjen e Mesme dhe në luftën e saj kundër terrorizmit.

“SHBA do të akordojë një fond prej 20 milionë dollarë për vendosjen e muxhahedinëve në Shqipëri. Ato do të shërbejnë për të ndërtuar objekte ku do të strehohen iranianët”, tha zyrtari i Departamentit Amerikan të Shtetit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here