Kili/ “Lufta e domateve”, 15 mijë njerëz marrin pjesë në festival

0
225

Qindra vetë morën pjesë për të 6 vit në festivalin “Lufta e domateve” në qytetin kilian të Quillon. Me origjinë nga festivali i domateve në Bunol të Spanjës, në Kili mbi 100 ton domate u përdorën nga pjesëmarrësit për të qëlluar njëri tjetrin.

Në total, mbi 15 mijë vetë u bashkuan në luftën e domateve, sipas organizatorëve.
Alejandra Carrasco merrte pjesë për herë të parë.

“Kam frikë sepse është hera ime e parë dhe sigurisht që kam marrë masa, kam mbuluar veshët, këtë pjesën këtu që janë edhe pjesët më delikate të trupit” tha ajo.

Në fund pjesëmarrësit ishin të gjithë të mbuluar nga salca e domateve por Paulina Araya tha se po kalonte shumë bukur.

“Shpirti i këtij eventi, që është gjuajtja e domateve drejt njëri tjetrit, të gjithë po kënaqen, të gjithë qeshin” tha ajo.

Ignacio Lagos merr pjesë për të 6 vit në këtë luftë dhe është një veteran, siç tha ai.

“Kur të më shohë mamaja, atëherë do ta kem pisk punën” tha ai.

Ishin fermerët vendas ata që kishin dërguar furnizimin e tyre me domate për këtë event.

Evente të ngjashme organizohen cdo vit në Kolumbi, Kosta Rika dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

/Oranews.tv/

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here