Elbasan/ Policia rrugore mëson nxënësit e 9-vjeçares si të lëvizin të sigurt në rrugë

0
135

Policia Rrugore në Elbasan në bashkëpunim me shkollën 9 vjeçare “Qamil Guranjaku” organizuan një orë mësimi dhe praktike informuese me nxënësit për një lëvizje të sigurtë në rrugë. Qëllimi i këtij aktiviteti, sipas efektivëve të Rrugores, është edukimi i kalimtarëve që në moshë të vogël për të respektuar rregullat e qarkullimit.

Mustafa Hidri: I kemi mësuar këta nxënës sesi të kalojnë në rrugë, të kapërcejnë nga njëri trotuar në tjetrin. Duke i orientuar derjt vizave të bardha dhe shumë shenjave të tjera rrugore.

Në kuadër të masave të marra për rritjen e sigurisë rrugore, përveç forcimit të rregullave të qarkullimit dhe zbatimit të tyre ka nisur edhe një fushatë ndërgjegjësuese e edukative që fillon në bankat e shkollës.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here