Young Zerka i frymëzuar nga Rihanna, vjen me klip të ri

0

E nëse Rihannës, iu desh shumë kohë për të nxjerrë në treg albumin e saj të ri “Anti”, artisti shqiptar shumë Young Zerka, sapo ka publikuar një klip të ri të frymëzuar nga kjo e fundit.

Loading...

Kënga me ritme rege, ashtu siç prej kohës është profilizuar këngëtari nga Korça, titullohet “Like Rihanna”. Teksti është i realizuar nga vetë Zerka, ndërkohë që për muzikën ai ka bashkëpunuar me Big Bang.

Klip flet për një vajzë, e cila e ka idhull divën e muzikës botërore. Ajo përpiqet ta imitojë atë në veshje, në make-up, në sjellje, në gjithçka.

Young Zerka, vjen me një këngë të re në muzikën shqiptare, pas klipit të tij më të fundit “Boom Boom”, e pas disa bashkëpunimeve të njohura si ai me Alban Skënderaj “24 orë”, me Aurela Gaçe “Pa kontrroll””apo ai me Dhurtata Dora me “Roll”.

 

Loading...

Lini nje pergjigje