Sondazhi më i fundit/ Amerikanët gjithnjë e më shumë po gjejnë dashurinë përmes internetit

0
154

Fiks për Shën Valentin. Një vëzhgim i publikuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës tregon se gjithnjë e më shumë amerikanët e gjejnë dashurinë e tyre duke lënë takime pas njohjeve virtuale. Duke bërë një krahasim me vitin 2013, në 2016 amerikanët, kryesisht të rinjtë, kërkojnë dashurinë përmes internetit, duke përdorur aplikacionet dhe shërbimet e ndryshme në internet.

Sipas një vëzhgimi të kryer në 2100 të rinj amerikanë, nga qëndra e kërkimeve Pew, 15% e tyre kanë përdorur shërbimet online për të gjetur një të dashur, 11% më shumë në krahasim me 2013.

27% e amerikanëve të moshës 18-24 vjeç, thanë se e kanë përdorur një shërbim të tillë. Numri është rritur me 22%, nga 5% që ka qënë në 2013.

“Sot, pothuajse 1 në 5 vetë të moshës 18-24 vjeç përdorin telefonin celular për të naviguar në këto shërbime” tha Aaron Smith, drejtor i qëndrës së kërkimeve.

Smith thonë se përdoruesit më të mëdhenj, sidomos të rinjtë, janë shprehur se kjo mënyrë është më efiçente për të krijuar lidhje, për të njohur dhe takuar njerëz që kanë karakteristika të përbashkëta me ta.

Por këto aplikacione në telefonin celular janë përdorur edhe në moshat më të rritura, në 1 në 10 të rritur, duke e trefishuar sërish përqindjen në krahasim me 3 vjet më parë. Shumica e tyre përdorin rrjetet sociale për të krijuar lidhje.

Mes amerikanëve të moshave 55-64 vjec, 12% e tyre i kanë përdorur këto shërbime, dyfish në krahasim me 2013, sipas vëzhgimit.

4 nga 5 amerikanë pranojnë se e kanë krijuar një lidhje në këtë mënyrë përmes intrenetit, që tashmë sipas tyre është mënyra më e mirë për të krijuar një lidhje, ndërsa 62% dakordësohen se shërbimet online ndihmojnë njerëzir për të gjetur partnerin ideal.

Në rrugët e Nju Jorkut, shumë vetë pranojnë se shërbimet online janë bërë më të aksesueshme sesa ta gjesh apo ta kërkosh dashurinë në rrugë.

“Motra ime në fakt u martua me një njëri që e njohur përmes intrenetit. Tashmë ato janë në pritje të dy binjakëve dhe kjo është fantastike. Mendoj se është shumë mirë kjo mënyrë” tha Elizabeth.

Jenny Dorse e njohur bashkëshortin e saj në një shërbim të tillë, që linte takime online dhe tha se e pëlqente këtë mënyrë.

“Në punë ti ke një grup njerëzish e miqsh, por ata janë thjesht njerëz me të cilët ti punon dhe online mund të njohësh shumë njerëz”.

Por ka edhe rrezik kjo mënyrë. 45% e përdoruesve të këtyre rrjeteve thonë se është e frikshme të takosh njerëz në këtë mënyrë sespse nuk arrin ti njohësh.

Mat Ruttle thotë se në takimin e parë njerëzit duhet të jenë të kujdesshëm.

“Duhet të lajmërosh dikë se ku po shkon dhe duhet të takohesh në vende të hapura e publike, përgjatë kohës së takimit”.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here