Kerry në Tiranë, mediat e huaja: Shtysë për inkurajimin e politikanëve në miratimin e reformave në drejtësi

0
159

 

Një vizitë që shërbeu për t’i dhënë një shtysë miratimit të reformave në sistemin e drejtësisë dhe në atë gjyqësor.

Kështu e kanë cilësuar mediat e huaja ardhjen e Sekretarit Amerikan të Shtetit, John Kerry në Tiranë.

Agjensia e Lajmeve Reuters shkruan në një artikull kushtuar vizitës, se Kerry vjen në Shqipëri për të inkurajuar politikanët në miratimin e refomave anti-korrupsion.

Në brendësi të tekstit, theksohet se parlamenti shqiptar po diskuton një paketë reformash të mbështetura nga perëndimi teksa përmendet edhe krijimi i njësisë speciale kundër korrupsionit, e cila është e modeluar në bazë të Byrosë Federale të Investigimit.

“Kerry do të japë një shtysë” deklaroi një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit, i cili preferoi të ruante anonimatin.

Në të njëjtën linjë ka qëndruar edhe “The Associated Press”, e cila nënvizon se Shtetet e Bashkuara janë një mbështetës i Shqipërisë.

Në artikull shkruhet se amerikanët kanë investuar deri më tani 20 milionë dollarë për të ndihmuar në miratimin e reformave, duke se shtuar se 5 milionë dollarë janë planifikuar që të shpenzohen gjatë këtij viti.

“Associated Press” citoi edhe fjalët e kryeministrit Rama, i cili tha se priste që reforma të miratohej gjatë muajit të ardhshëm.

Ndërkohë, “Voice of America” e vuri theksin tek masat e rrepta të sigurisë, duke thënë se autoritetet shqiptare kishin thirrur në detyrë 1.500 trupa policore.

Në mbyllje të artikullit shkruhet se kjo ishte vizita e pestë e një Sekretari të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, pas James Barker, Madeleine Albright, Colin Powell dhe Hilary Clinton.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here