Standard.al

E gjejnë krokodilin në rrugë, i bëjnë shaka të pakëndshme një miku

0

Në një restorant fast food në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, një klient tha se nuk e priste aspak që të gjente në vend të patateve të skuqura, një krokodil të gjallë. Ishte 23 vjeçari Joshua James nga Florida ai që donte t’i bënte një shaka aspak të këndshme një miku të tij, teksa futi brenda fast foodit në resorantin Uendi në Royal Palm Beach, një krokodil.

“Donim vetëm të bënim një shaka për një mikun tonë që punon në fast food, sepse e dinim që ai do të fluturonte nga xhami kur ta shihte” tha James në një intervistë për NBC News.

Por pavarësisht idesë së shakasë, tashmë 23 vjeçari përballet me akuzën e sulmit të prookuar, shitje e paligjshme, posedim dhe transportim të paligjshëm të një aligatori për incidentin në fjalë.

James tha se e gjeti aligatorin gati 2 metra buzë rruge dhe arriti ta kapë për ta lidhur në makinën e tij.

“Kishim dalë për peshkim, po shëtisnim dhe e pamë krokodilin” tha ai.

“Pastaj idetë na erdhën njëra pas tjetrës” shtoi ai.

Ai drejtoi makinën drejt restorantit për të marrë një pije dhe për të frikesuar mikun e tij.

Këto janë foto të aligatorit të ulur në dyshemenë e restorantit. Më pas krokodili u lëshua sërish në natyrë.

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.