Kallëzimi ndaj PD, Bashkia dorëzon në prokurori listën e dëmeve të 8 dhjetorit

0
149

Erjon Veliaj, kryetari i Bashkisë së kryeqytetit nuk tërhiqet nga përpjekja për të ndëshkuar opozitën. Pas gjobës së vendosur në 8 dhjetor,  me emrin dhe firmën e një punonjësi të policisë bashkiake që rezultoi e falsifikuar, Veliaj  bën lëvizjen tjetër kundër Partisë Demokratike. Ai  dorëzon në prokurorilistën e  dëmeve të shkaktuara  gjatë protestës së opozitës më 8 dhjetor. Ai nuk ka qenë i vetëm. Për të qenë më të besueshëm dhe për të detyruar prokurorinë të nisë hetimet për të ndëshkuar PD për dëmet e shkaktuara në 8 dhjetor, Bashkia e Tiranës është bashkuar me Ministrinë e Brendshmë, kryeministrinë, Ministria e Transporteve dhe ajo e Brendshme. Sipas prokurorisë, preventivët janë përpiluar nga ekspert të ndryshëm të këtyre institucioneve, të cilët kanë nxjerr me detaje të gjitha dëmet e shkaktuara. Faturat. Provat po hetohen nga një prokuror i vetëm, i cili, përveç organizatorëve të protestës dhe individëve të dhunshëm të asaj date, po heton edhe kallëzimin e inspektorit të Policisë Bashkiake, për falsifikimin e shkrimit në flet-gjobën që ky institucion i ka vendor selisë blu. Për këtë fakt, mësohet se prokuroria ka dërguar 5 flet-thirrje pranë Bashkisë së Tiranës, ku mes personave që do të pyetën është edhe shefi i Policisë Bashkiake, i cili dyshohet se i ka marre bllokun e gjobave inspektorit Besmir Karaj. Ministtria e Brendshme ka ecur me tej. Ajo kërkon ndjekje penale për Enno Bozdos,  dhe për deputetin Oerd Bylykbashi. Sipas policisë, deputeti Bylykbashi dhe ish-nënkryetari i bashkisë Bozdo janë dy personat që kanë kërkuar leje për protestën e opozitës, por që nuk kanë arritur ta menaxhojne atë. Sipas policise leja ishte dhënë vetëm pranë sheshi “Skëndërbe” bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe para Kryeminisrisë. Policia thotë se në asnjë rast, nuk është kërkuar leje për të protestuar pranë ministrisë së brendshme, dhe për kete Bozdo e Bylykbashi duhet të mbajnë përgjegjësi penale për akuzën e “Organizmit dhe pjesmarrjen në grumbullime, manifestime të paligjishme”. Por pavarësisht kallëzimit të policisë, mësohet se prokuroria ka kërkuar prova konkrete që implikojnë personat e kallëzuar dhe të tjerë, duke kryer veprime të dhunshme që më pas të ngarkohen me përgjegjësi penale.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here