Standard.al

Prishen marrdhëniet mes Kanye West dhe Taylor Swift

0

Kanye West luajti disa këngë nga albumi i ri muzikor, në sfilatën e tij të modës në New York, që u zhvillua mbrëmjen e së enjtes. Ndër të tjera, reperi prezantoi edhe një këngë, në të cilën përmendet Taylor Swift.

Kënga mban titullin “Famous” dhe në një pjesë të tekstit 38 – vjeçari thotë: “Ndjej se unë dhe Taylor mund të bëjnë ende seks, e bëra atë b__t të famshme”.

Amerikanja “TMZ” shkruan se Kanye e telefonoi personalisht Taylor muajin e shkuar, për t’i treguar për këngën në fjalë dhe për të t’i shpjeguar se bëhej fjalë për një shaka dhe se ai nuk do donte ta mërziste yllin e pop –it. Por zëdhënësi i këngëtares e mohon këtë fakt.

Në një deklaratë të dhënë për “Gossip Cop”, ky i fundit tha: “Kanye nuk ka telefonuar për të marrë aprovimin e saj, por për t’i kërkuar Taylor që ta publikonte këngën e tij “Famous” në llogarinë e saj në Twitter. Ajo refuzoi dhe e paralajmëroi atë që të mos publikonte këngë me mesazh kaq të fortë misogjenik”, deklaroi përfaqësuesi i Swift, ndërsa theksoi se këngëtarja nuk ia kishte idenë se çfarë thuhej në teks.

Kjo këngë e West ka ngjallur reagime të forta ndër personazhe të tjerë të famshëm të showbizit, të cilët e kanë kritikuar atë ashpër duke dalë në krah të 26 – vjeçares.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.