Standard.al

Përse u takuan çifti Clooney me Kancelaren Merkel?

0

2410 

 

Kancelarja gjermane Angela Merkel është takuar mëngjesin e sotëm me aktorin e famshëm amerikan, George Clooney dhe bashkëshorten e tij, avokaten britanike, Amal Alamuddin.

Mbeten të panjohura temat e diskutuara në këtë takim, megjithatë ditën e enjte, në një konferencë për shtyp, Clooney tha se dëshironte të takonte Kancelaren për të biseduar mbi krizën e emigrantëve.

Aktori gjithashtu u shpreh pro politikës së ndjekur nga Kancelarja gjermane dhe deklaroi se Shtetet e Bashkuara duhet të bëjnë më shumë për të përballuar këtë emergjencë humanitare.

54 – vjeçari dhe bashkëshortja e tij Amal, aktualisht ndodhen në Gjermani, për premierën e filmit të tij më të fundit “Hail, Cesar”, që u prezantua në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Berlin.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.