Mynihu blindohet për konferencën vjetore të sigurisë, 3700 policë në terren

0
185

Qyteti i Mynihut në Gjermani është blinduar me 3700 oficerë policie në terren, në kuadër të masave për konferencën vjetore të sigurisë.

Sipas autoriteteve, këtë vit janë vendosur 100 forca rendi më shumë se vitin e shkuar, të cilat do të monitorojnë situatën përgjatë tre ditëve të konferencës. Në takim marrin pjesë 24 krerë shtetesh dhe më shumë se 60 ministra të jashtëm.

I pranishëm është gjithashtu sekretari amerikan i shtetit Xhon Kerry dhe kryeministri rus Dmitry Medvedev. Më herët gjatë ditës Kerry u takua me homologun e tij kinez Wang Yi, ku theksuan nevojën e një rezolutë të re të Këshillit të Sigurimit kundër Koresë së Veriut. Konferenca pason bisedimet e paqes për Sirinë, të cilat pëfunduan me sukses.

Fuqitë botërore nënshkruan marrëveshjen e armëpushimit mes forcave qeveritare dhe rebelëve që i luftojnë ato. Kërcënimi terrorist, krizat në lindjen e mesme dhe kriza e klandestinëve priotet të dominojnë takimin e përvitshëm të sigurisë në Mynih.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here