Mayweather, i pathyeshëm në ring, por “frikacak” në rrugë

0

Floyd Mayweather ka një nga grushtet më të fuqishme në botë, por duket se nuk është i zoti që të mbrojë veten rrugëve. Kampioni amerikan i boksit u pa në Londër me disa truproja gjigande që e rrethonin në një rrugë të qetë të kryeqytetit anglez. I gjatë 1,72 metra, Floyd dukej praktikisht një xhuxh në mes të truprojave të tij, mes të cilëve ishte edhe Alfonso “Big Church” Redic, një kolos 2,1 m i gjatë. Mayweather dhe 4 gjigandët rreth tij ecën përgjatë Mount Street në qendër të Londrës, duke parë dyqanet luksoze të modës.

Lini nje pergjigje