Kosovë/ Presidenti mund të zgjidhet të hënën, Thaçi të dielën në Tiranë takon Kerry-n

0
243

Përgatitjet për thirrjen e seancës së parë të Kuvendit të Kosovës janë në përfundim e sipër dhe ajo mund të mbahet të hënën më 15 shkurt. Kështu i ka thënë një burimi i besueshëm Radio Kosovës brenda koalicionit qeveritar.

Zëvendëskryeminsitri Hashim Thaçi do të ketë të dielën një takim me sekretarin amerikan të shtetit Xhon Kerry në Tiranë dhe dita më e përshtatshme për zgjedhjen e presidentit është 15 shkurti, pasi të marten dhe të mërkurën do të zhvillohet aktivitet festive për tetëvjetorin e pavarësisë.

Burimi i njëjtë megjithatë, nuk ka përjashtuar mundësinë që seanca të mbahet nesër apo edhe të dielën. Ndërkohë, kryetari Kadri Veseli ka thënë se presidenti i ardhshëm i vendit do të zgjidhet shumë shpejt duke mos dashur që të jap një datë të caktuar nëse kjo do të bëhet para ose pas protestës së 17 shkurtit. Sa i përket këtij procesi, Veseli ka thënë se çdo element i tij do të jetë në pajtim me ligjin e Kushtetutën. Këto komente, shefi i Kuvendit i bëri pas takimit që pati me drejtuesit e Agjencisë Kosovare e Privatizimit.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here