Japoni/ I zbulohet lidhja jashtëmartesore, deputeti japonez jep dorëheqjen

0
151

Një deputet japonez i cili ndezi një debat kombëtar pasi kërkoi aprovimin e lejes së lindjes për baballarët, dha dorëheqjen pasi pranoi se kishte patur një lidhje jashtë martesore, para se gruaja e tij të lidte fëmijën e tyre.

Në një konferencë shtypi, Kensuke Miyazaki kërkoi falje për “zhurmën” që shkaktoi dhe dha dorëheqjen nga posti i tij.

Miyazaki bëri bujë muajin e kaluar, kur ai u bë i pari deputet mashkull në Japoni i cili kërkoi leje lindje për baballarët.

Ai u përball me kundërshtim të fortë nga njerëzit, të cilët e akuzuan atë se kishte neglizhuar detyrat për të cilat e kishin votuar.

Më parë gjatë kësaj jave, tabloidi Japonez Shukan Bunshun ka publikuar një foto të Miyazaki dhe një grua, e raportuar të jetë një modele. Ata janë parë duke lënë shtëpinë e tij në Kyoto.

Tabloidi raporton se foto është shkrepur disa ditë para se gruaja e tij, politikania Megumi Kaneko, të lindte më 5 shkurt. Të dy, Z.Miyazaki dhe Znj Kaneko janë anëtarë të Partisë Demokrate Liberale.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here