Dhunuesi i varreve të Boboshticës ndalohet nga policia me akuzën për vjedhje energjie

0
113

Naum Disho rikthehet sërish në qendër të vëmendjes. Ish-kreu i Omonias për qytetin e Korçës, u ndalua nga policia me akuzën e vjedhjes së energjisë elektrike.

Disho u bë i famshëm në vitin 2011 pas shpërthimit të skandalit të dhunimit të varrezave të fshatit Boboshticë, ku mbi varrezat 200-vjeçare të fshatit ishte ndërtuar nga organizata që ai drejtonte një monument në nderim të ushtarëve grekë të rënë gjatë luftës italo-greke pa marrë më parë asnjë leje ndërtimi.
Në 2011, prokuroria kërkoi 2 vite burg për Dishon për akuzën e dhunimit të varreve, por ai u shpall i pafajshëm nga gjykata e Shkallës së Parë e Korçës.
Çështja u apelua dhe Gjykata e Apelit e dënoi me një vit burg kreun e Omonias në atë kohë. Prokuroria kërkoi 2 vjet burg për Naum Dishon dhe 3 muaj burg për punëtoret e varreve Luan Zaçe dhe Alqi Koroveshi.
Një vit më vonë, ish-kreu i Omonias do të rikthehej në vendin e krimit si pjesëmarrës në homazhet e radhës, por këtë herë i shoqëruar edhe nga përfaqësues të klasës politike greke.
Skandali i varreve të Boboshticës nisi në tetor të 2010-s, kur fshatarët denoncuan dhunimin e varrezave brenda territorit të kishës së Shën Mërisë dhe ngritjen e një memoriali grek me pretendimin se aty ishin varrosur 2 ushtarë grekë të rënë gjatë luftës italo-greke të viteve ’40.
Sipas banorëve, nuk ka patur asnjë ushtar grek të varrosur, vetëm eshtrat e të parëve të tyre. Mbi varre u ngrit një platformë betoni dhe u ngriten shkallë përmes varrezave.
Gjatë betonizimit të varrezave për të ngritur memorialin, punëtorët nxorrën jashtë edhe eshtra.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here