Zhvillimet në Parlament/ Diskutimet për byronë , Rama bisedë me Tahirin e Ruçin

0
173

Kryeministri Edi Rama ka akuzuar PD-në sot në Kuvend se po mashtron qytetarët duke thënë se nuk do ta votojë projektligjin e Byrosë Kombëtare të Hetimit pasi nuk është drafti i dakortësuar. Sipas tij, mazhoranca nuk kishte nevojë ta bënte këtë dredhi, pasi mund ta kishte kaluar atë edhe me shumicë votash, pa konsensus.

FJALA E RAMES NE KUVEND

“Dy herë iu shmange këtu debatit të Byrosë Kombëtare të Hetimit bashkë me administratorin e kopshtit pa drekë, – i tha Rama, ish-Kryeministrit  Berisha, që foli para tij. – Pse keni gënjyer publikun shqiptar në mënyrë të përsëritur dhe keni mohuar një fakt shumë të thjeshtë: Që drafti i Byrosë Kombëtare të Hetimit, i sjellë në parlament, është drafti me të cilin jeni dakortësuar ju 100%.

Dhe ju të tjerët që në “kopshtin pa drekë” s’ju japin as drekë, ka mundësi të mos flisni fare?!

Jozefinë, kujdes, ruaj etikën, se ti më mirë se të tjerët e di në dorë të kujt ka rënë PD-ja. Se dihet botërisht se në dorë të kujt ka rënë PD-ja.

Ti e di ç’po heq e ti e di si po mbahesh! Mos më thuaj mua etikë, se po them një gjë që ti e thua përditë. Mos më bëj me shenjë tani që të ndaloj, mos më detyro të them këtu se më flet ti!

Këtu është çështja që për Byronë Kombëtare të Hetimit është bërë një propagandë e shfrenuar gënjeshtrash.

Pasi ne kemi sjellë draftin 100% të dakortësuar me ju, ju keni dalë dhe keni  thënë një gënjeshtër më të madhe: Se ky është drafti që më nxori mua cullak! Unë për të dalë cullak, nuk kam nevojë të bëj drafte me ju!

Por kjo është një gënjeshtër shumë e madhe që vë në pozitë të vështirë, jo ju, as ne, por partnerët tanë dhe krijon konfuzion total tek publiku.

Ndaj, nuk ju kushton asgjë të dilni këtu dhe të thoni se ne kemi ndryshuar mendim dhe mendojmë tani si Kryeministri dhe kjo ështe pjesë e reformës në drejtësi. Ju na thoshit “pse e mbani, silleni” dhe tani që e sjellim, ju thoni nuk është ky!!!

Nuk e them unë këtë! Është drafti i dakortësuar me partnerët tanë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Juve nuk jua kanë thënë, s’keni faj, se tjetër ju thonë, tjetër i thonë publikut, por duhet ta dijë publiku se ne i kemi qëndruar pikë për pikë draftit. Madje dhe një kërkese.

Sepse, nuk është se neve na lindi në zemër të binim dakord me ju – se e kalojmë me shumicë votash – por për shkak të marrëveshjes së bërë me partnerët amerikanë u ra dakord të përfshiheshin dhe ekspertët e PD-së.

Unë s’e kam zakonin e paraardhësit tim të them se çfarë më thotë ky ambasador e ai, por keni nxjerrë në pah atë që të gjithë e dinë: Se kryetarin e keni për ta marrë për dore, se prandaj është krijuar gjithë kjo situatë qesharake. Dhe si është e mundur që të gjithë këtë e përktheni në akuzë sikur unë po e marr në dorë Byronë në mënyrë diktatoriale.”

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here