Rama: Gënjeshtarë si PD s’bën më dot nëna. Basha: S’punojmë për sarajet e Surrelit

0
206

Kryeministri Edi Rama ka komentuar në rrjetet sociale qëndrimin e Partisë Demokratike në lidhje me Byronë Kombëtare të Hetimit. Përmes një postimi në Tëitter, Rama thumboi opozitën duke i kujtuar asaj tërthorazi qëndrimin e mbajtur ditët e fundit. “Dikush duhet t’ja freskojë kujtesën publikut lidhur me ç’u deklarua deri dje për Byronë e Hetimit! Gënjeshtarë si këta s’bën më dot nëna jo!”, shkruan kryeministri Rama. Pak pas reagimit të kryeministrit Rama, ka mbërritur edhe reagimi i kreut të opozitës, Lulzim Basha. Ky i fundit ka shfrytëzuar po rrjetet sociale për t’i përcjellë kryeministrit të përforcuar atë që deklaroi në mbledhjen grupit parlamentar. “Votojmë që nesër draftin e dakortësuar sipas Venecias, por harroje se opozita punon për sarajet e Surrelit”, shkruante Basha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here