Mafiozi shqiptar John Alite pjesë e filmit “The Perfeckt Gangster”

0

Shqiptari më i fashmshëm i mafies amerikane John Alite ose ndryshe Johnny Alletto, i cili ka patur lidhje të forta me familjen mafioze “Gambio” tashmë do të luajë në një film dokumentar. Alite u bë miku i ngushtë i  John Gotti dhe së bashku organizonin rrjetin e trafikut të kokainës. Alite do të rrëfejë jetën e tij të mëparshme, njohjet me grupin kriminal dhe miqësinë me mikun e tij Gotti në dokumentarin “The Perfeckt Gangster”. Një film me regji të regjizorit shqiptar, Andy Deliana. Ky i fundit ka publikuar trajlerin e flimit në të cilin personazhet do të jenë ata të jetës së vërtetë të kësaj historie dhe jo aktorë për të interpretuar. Në dokumentar do të tregohet cila ishte natyra e mafias amerikane. Ndërkohë një tjetër projekt kinematorgrafik ka  nisur në SHBA për të rrëfyer jetën e mafiozit John Gotti. Në të do të luaj aktori John Travolta, por realizimi i këtij dokumentari me vërtetësi duket se ka ngjalluar debate të forta në SHBA.

Loading...

 

Loading...

Lini nje pergjigje