Kukës/ Moti i keq, problem në sistemin energjitik, dëmtohen dhe çatitë e shkollave

0
189

Stuhia e fortë që ka përshkruar gjithë rajonin verilindor të vendit ka shkaktuar mjaft probleme të mëdha në sistemin energjitik duke dëmtuar shtyllat e tensionit të lartë të transmetimit të energjisë nga hidrocentrali i Fierzes drejt Nënstacionit të Rexhepajve duke lënë për 24 orë pa energji rrethin e Kukesit dhe Hasit.

Grupet e punës në terren pasi kontrolluan gjithë gjatësinë e linjës së tensionit të lartë riparuan defektet që u krijuan si pasojë e kësaj stuhie.

Erërat e forta kanë shkaktuar dëme edhe në godinat arsimore duke dëmtuar çatitë  e shkollës në fshatin Pistë të Njësisë Administrative Malzi dhe kopshtin e qytetit të Krumës në bashkinë e re të Hasit.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here