Kampi i Aushvic, ish-roja i kampit nazist del para gjyqit në moshën 94 vjeçare

0
172

femijeNjë 94 vjeçar, ish roje në kampin famëkeq nazist Aushvic do të gjykohet në lidhje me vrasjen e të paktën 170 mijë personave.

Sipas prokurorëve, Reinhold Hanning ishte ai që priste të burgosurit hebrej apo arrinin në Aushvic  dhe sipas tyre ai mund ti ketë shoqëruar ata edhe në dhomat e gazit.

Vetë Hanning ka pranuar se ka shërbyer si roje në burg, por mohon përfshirjen në vrasjet masive. Gjyqi do të zhvillohet në qytetin Detmold dhe me shumë gjasa do të jetë i fundit i këtij lloji.

Hanning është një prej katër të moshuarve që kanë punuar si roje naziste, tre burra dhe një grua, të cilët do të paraqiten në gjyq gjatë muajve të ardhshëm. Nazistët ekzekutuan me vdekje rreth 1.1 milionë njerëz në Aushvic, pjesa më e madhe prej tyre hebrenj. Të mbijetuarit e kampit të vdekjes së Luftës së Dytë Botërore pritet të dëshmojnë kundër zotit Hanning.

Një prej tyre është cituar nga agjesia e lajmeve Associated Press të ketë thënë se rojet rrinin pikërisht afër furrave ku digjeshinin njerëzit teksa era e trupave të djegur ishte e padurueshme aq sa edhe sot e kam në memorie si të ketë ndodhur dje.

Vitin e kaluar një gjykatë gjermane dënoi Oskar Gröning, 94 vjec me katër vite burg për vrasjen e të paktën 300 mijë  njerëzve në Aushvic. Ai punonte portier në Aushvic dhe ishte përgjegjësi sendeve apo parave që iu gjendeshin të burgosurve në xhepa para se të hynin në ambientet e kampit.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here