Byroja e Hetimit në varësi të Policisë me monitorim nga SHBA e BE. Drejtori nga ministri

0
183

“Prokurori i Përgjithshëm cakton një ose më shumë prokurorë për Krimet e Rënda, për të shërbyer me kohë të plotë si prokuror në Byro. Kryeprokurori jep përlqimin për drejtorin e BKH”

Gëzim Saliu

Qeveria miratoi dje projektligjin e shumë debatuar në ambientin politik e më gjer për Byronë Kombëtare të Hetimit. Sipas draftit të qeverisë, i cili duket se nuk ka pasur mbështetjen e plotë të ministrit të Drejtësisë Manjani, Byroja do të jetë një organ që në varësi të Drejtorit të Policisë së Shtetit dhe objekt kryesor do kenë hetimin e korrupsionit të zyrtarëve të lartë të shtetit dhe funksionarëve të lartë të administratës në vend. “Byroja Kombëtare e Hetimit organizohet si strukturë e veçantë në Policinë e Shtetit. Kjo strukturë ushtron kompetencat në të gjithë territorin e vendit. Organizimi dhe funksionimi administrativ i Byrosë përcaktohet me udhëzim të ministrit përgjegjës për Rendin dhe Sigurinë Publike, me propozim të drejtorit të Policisë së Shtetit. Veprimtaria proceduriale penale e Byrosë drejtohet dhe kontrollohet nga prokurori”, thuhet në draft.  Po ashtu sipas ligjit të qeverisë emërimi i Drejtuesit të Byrosë, për një periudhë 5 vjeçare,  do të jetë kompetencë e Ministrit të Brendshëm, por duhet të ketë pëlqimin e Prokurorit të Përgjithshëm. “Drejtori i Byrosë emërohet nga ministri përgjegjës për Rendin dhe Sigurinë Publike, me propozim të drejtorit të Policisë së Shtetit dhe pëlqimin paraprak me shkrim të Prokurorit të Përgjithshëm për një periudhë 5-vjeçare, me të drejtë riemërimi. Drejtori i Byrosë emërohet nga radhët e Policisë së Shtetit dhe në momentin e emërimit i jepet grada ‘drejtues i parë’. Drejtori i Byrosë kontrollon dhe është përgjegjës për funksionimin e kësaj strukture në bazë të këtij ligji. Prokurori është autoriteti përgjegjës vendimmarrës në lidhje me hetimet e Byrosë, sipas dispozitave të Kodit të Procedurës Penale dhe legjislacionit në fuqi”. Pikërisht këto dy pika pritet të kenë kontestime të mëdha nga opozita e cila fillimisht kërkoi që drafti të ishte në dakordësi me Komisionin e Venecias dhe që në të mos kishte kontroll politik.

Ndryshimet

Ndërkohë për ti dhënë disa ndryshime nga varianti i parë që u rrëzua nga Kushtetuesja, qeveria ka vendos që hetimet penale t’i kryejë Prokurori i Përgjithshëm përmes një grupi prokurorësh që do të ngrejë. “Prokurori i Përgjithshëm cakton një ose më shumë prokurorë të Prokurorisë së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, për të shërbyer me kohë të plotë si prokuror në Byro. Prokurori i Përgjithshëm cakton prokurorin e vetëm, ose njërin prej tyre kur ka më shumë se një prokuror, që të shërbejë si drejtues i grupit të prokurorëve në Byro. Prokurorët e caktuar në Byro nga Prokurori i Përgjithshëm mund të vendosen në ambientet e Byrosë dhe mbikëqyrin të gjithë veprimtarinë proceduriale penale që kryhet nga Byroja. Prokurorët e caktuar në Byro kanë akses të plotë në të dhënat dhe informacionet, që lidhen me cilindo hetim të Byrosë dhe mbajnë marrëdhënie të përhershme me punonjësit e Byrosë”. Po ashtu në zbatim të kërkesës për një monitorim ndërkombëtar të kësaj strukture, ligji parashikon ngritjen e Komisionit të Pavarur të Rishikimit i cili do përbëhet nga ekspertë të drejtësisë penale, të caktuar nga misionet e Bashkimit Europian dhe të qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Shqipëri. “Secili prej misioneve ftohet të caktojë përfaqësues, që do të japin ekspertizë dhe këshilla për funksionim më të mirë dhe zhvillimin e Byrosë”, thuhet në projektligj.

 

Opinioni i Manjani për qeverinë, si ministri doli kundër variantit

“Nëse ka fajtorë për idenë e Byrosë së hetimit jam unë. Kam që në 2008 që them duhet krijuar një institucion hetimor. Ideja është të ndërtojmë një strukturë profesionale hetuesish që marrin dosjen dhe analizojnë profesionalisht.  Sigurisht këta hetues nuk janë polic, nuk janë ruajtës rendi. Janë dy veprimtari që lidhen së bashku, por nuk janë e njëjta gjë”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here