Berisha: Rama kundër Byrosë së Hetimit, do të jetë ai kryeprokurori i saj

0
194

Ish-kryeministri i vendit Sali Berisha, përmes një deklaratë të tijën në rrjetet sociale, ka bërë me dije se Edi Rama hoqi maskën, doli cullak dhe votoi haptas për bllokimin e reformës në drejtësi. “Rama, për realizimin e këtij bllokimi sot miratoi në qeveri ligjin për Byronë Kombëtare të Hetimit, të hedhur poshtë nga Komisioni i Venecias si një ligj që bën Ramën krye-prokuror dhe krye-hetues të vendit, pra që bën të mundur që të jetë ai që do të diktojë hetimin dhe akuzën e cilit do ai në të gjitha fushat. Me këtë akt, duke hedhur poshtë rekomandimet e Komisionit të Venecias, të cilat nuk lejojnë drejtimin nga jashtë të saj, pra nga Policia, as dhe varësinë prej saj, Rama dëshmoi se ka tmerr nga reforma e vërtet e drejtësisë, e cila e nxjerrë jashtë kapjes politike, jashtë duarve të zeza të tij drejtësinë e vendit” – deklaroi Berisha. Më tej ai tha se Rama hoqi maskën dhe faktoi se ai nuk pajtohet me parimet e Venecias për sistemin e drejtësisë ndaj dhe do të bllokojë me çdo kusht reformën e drejtësisë, ku sipas qëndrimi të Berishës, ai ka tmerr sepse ai shef veten në ëndërr gjithnjë para togave të zeza për sarajet e Surrelit dhe pallatin 5 katësh pa asnjë lloj fature.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here