Shoqata për mbrojtjen e të larguarve nga Administrata/ Ministri Beqja mbush spitalet me militantë largon nga puna qindra infermierë

0
141

beqaj1Protesta  dhe kundërshtime nga ana e infermierëve në të gjithë vendin për shkak të shkarkimeve të shumta në radhë të tyre. Shëndetësaia gjendet në ditët e sajë më të këqija  po përjeton dhe valën e shkarkimeve nga puna  të  infermierëve.. Arset e protestës janë  paralajmërimi i Ministrisë së Shëndetësisë për të shkurtuar 82 punonjës në spitalin e Shkodrës 30 infermierë  në Mirditë 58 në Tepelenë  49 në  Pukë  47 në  Lushnje 35 në  Dibë r dhe në  ditët në vijim në  të gjitha qytetet e vendit. Shoqata për mbrojtjen e të larguarve nga Administrata i bën thirje Ministrtrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj të ndali këtë valë shkarkimesh pasi  po mbush spitalet  me militantë partie. Në ditët e fundit, në shumë spitale ka pasur protesta nga punonjësit, pasi shumë prej tyre janë larguar nga puna pa asnjë motivacion të qartë,ju është komunikuar vendimi pa asnjë  arsye për pushim  nga puna në  mënyrë  të  menjëhershme në kundështim me ligjin.  Ministri Beqja u jep  urdhër drejtuesve për të bërë gati listat. Shkresa që mban datën 15 janar 2016 parashikon një valë shkarkimesh në spitalet e vendit.  Ministri i Shëndetesisë iu kërkon drejtuesve të bëjnë një vlerësim të brendshëm të punonjësve dhe në bazë të tij të parashikojnë edhe largimet. Pra largimet do të  bëhen në mënyrë  të  njëanshme nga drejtusit e spitaleve të  emëruar nga Ilir Beqja për të zbatuar urdhërat partiake. Pjesa më e prekur jenë sanitarët, shkarkimet prekin edhe personelin mjekësor, pasi udhëzimi përcakton si kriter të mbajtjes në punë arsimimin, rezultatet e testimit për infermieret performancën në punë, vlerësimet e drejtuesve etj.  Drejtuesve të spitaleve ju ishte lënë në dispozicion dy javë kohë për të bërë gati vlerësimin e tyre. Tashmë listat e largimeve jenë dërguar në ministri dhe largimet prej fillimit të muajit shkurt kanë filluar shkurtimet e vendeve të  punës në masë. Të ndalen këto largime nga puna pasi janë të padrejta.Shoqata për mbrojtjen e të larguarve nga puna bën me dije se të gjithë  të  larguarit nga shëndetësia tashmë  ju janë  drejtuar gjykatave të  vendit pasi largimet janë  të  padrejta.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here