Sali Berisha: Dënoj aktin amoral të Ramës e vasalëve të tij

0

Copy of berishaKëto ditë në media dhe rrjete sociale kanë shpërthyer polemika e debate lidhur me një akt të papërgjegjshëm të Edi Ramës, i cili nëpërmjet zëdhënëses së tij për kulturën nis në Ishëm makinën e funeralit me dy varrmihës, pa asnjë lloj njoftimi apo vendimi paraprak, për të hapur varrin dhe marrë e sjellë në Tiranë eshtrat e piktorit gjigand Ibrahim Kodra.

Ky veprim i padenjë zgjoji zemërimin e ligjshëm të banoreve të Ishmit, të cilët nuk lejuan që të kryhet akti i papërgjegjshëm. Me këtë rast dua të dënoj një akt të tillë amoral dhe të pacipë të Edi Ramës dhe vasalëve të tij.

Ibrahim Kodra u varros 10 vjet më parë në Ishëm me praninë e autoriteteve të larta të vendit dhe drejtuesit e Fondacionit “Ibrahim Kodra” ishin të pranishëm dhe e shoqëruan në banesën e fundit pa paraqitur asnjë kërkesë për t’u varrosur në një vend tjetër. Eshtrat e piktorit të madh, Edvini apo vasalet e tij nuk mund ti lëvizin sikur të ishin eshtrat e gjyshërve të tyre, por së paku me një vendim qeverie duke motivuar qartë aktin dhe padyshim rënë paraprakisht dakord me komunitetin dhe familjarët e tij. Trashëgimia e Ibrahim Kodrës nuk është e qeverisë shqiptare, është, ashtu siç e ka lënë ai, e Fondacionit “Ibrahim Kodra” dhe pavarësisht nga testamenti edhe e familjarëve dhe të afërmve të tij, ndaj dhe asnjë akt apo veprim nuk duhet të ndërmerret pa miratimin e komunitetit dhe familjarëve të piktorit të madh.

 

 

Lini nje pergjigje