PD: Shëndetësia. 338 mln euro shkelje. Si u abuzua me partneritetin publik-privat në 900 ditët e fundit

0

bbTabaku: Tenderat abuzivë të Beqajt sjellin problem për buxhetin e shtetit dhe pasoja për të ardhmen

Sava Sota

Partia Demokratike ka reaguar dje nëpërmjet deputetes Jorida Tabaku, në lidhje me shqetësimet kryesore që ka ngritur opozita kohët e fundit, ndaj qeverisjes Rama. Deputetja e PD-së, si fillim theksin e vuri tek tenderat abuzivë dhe për konçensionet, ku sipas saj,  janë shqetësuese për buxhetin e shtetit dhe për pasojat që këto do të kenë në të ardhmen. “PD nuk është kundër parneritetit publik-privat dhe nuk është kundër konçensioneve. Kemi qenë dhe jemi të një ideje që janë disa shërbime të konçensionuara më mirë nga privati sesa nga shteti” – bëri me dije Tabaku, e cila  në fjalën e saj, renditi problemin e dytë që ka ngritur opozita, duke sqaruar se me termin e konçesionit dhe partneritetit publik privat, sipas saj, është abuzuar të paktën në 900 ditët e fundit, me idenë që, gjërat që nuk tenderohen dot dhe gjërat që kanë vështirësi tenderimi. “Qeveria është duke i dhënë me konçension ose është duke përdorur konceptin e parneritetit publik privat. Lajmi është që në 900 ditë për të gjitha konçensionet që ose janë realizuar ose janë në proçes kemi një kosto për buxhetin e shtetit prej 660 milionë euro” – pohoi deputetja, ku më së shumti u ndal tek sistemi shëndetësor, sesi është abuzuar nga ministri Beqaj, i cili sipas qëndrimit të Tabakut, ka lëvruar në shuma të mëdha me tendera abuzivë. “Kampion është shëndetësia, dhe unë kam përgatitur edhe një informacion në tabelë. Kemi 3 partneritete publike private të cilat kanë përfunduar por janë një sërë të tjerash në proçes. Eshtë Check Up-in me vlerë 120 mln euro. Në total 287,4 mln euro dhe së bashku me tenderët abuzivë, vetëm shëndetësia ka 338 mln euro abuzime, para që mund ti kishin shkuar buxhetit të shtetit. Ne kemi denonconcuar Skavicën për pjesën e Katundit të ri, një konçension që i kushton buxhetit të shtetit 100 milionë euro” – nënvizoi gjatë deklaratës së saj deputetja e Partisë Demokratike. Ndërkaq, Tabaku theksoi faktin se ministria e Ekonomisë ka vendosur një informacion ku 70 shërbime apo asete do të jepen me konçension me një vlerë prej 375 miliardë lekë apo rreth 300 milionë dollarë, ku sipas sqarimit të Tabakut, e ka çuar këtë vlerën që kam parashikuar unë pothuaj në 1 miliardë euro. Po ashtu, deputetja  Tabaku është pyetur nga gazetarët, se dhe PD- ka qënë e akuzuar kryeministri Rama për 170 konçesione, atëherë pse mendoni që  janë të gabuara këto konçesione aktualisht kur PD ka bërë të njëjtën gjë kur ishte në qeverisje? Ndërkohë, Tabaku u përgjigj se nga 173 konçesione që u përmenden në Parlament, 95% janë konçesione të dhëna në fushën e energjitikës. Një burim natyror merret, shfrytëzohet, vijnë investimet e huaja, vjen kapital i huaj, realizohen punësime, konçensionari paguan edhe një fi konçensionare dhe kjo sigurisht në rastin kur shteti e ka të pamundur të investojë në këtë sektor. Ndërkohë që, konçensionet që ne po dëgjojmë sot janë të gjithë konçesione që kanë rrisk për buxhetin e shtetit. Ndërsa sa i përket pyetjes së ngritur nga gazetarët, se ka shanse që konçesionet të anulohen sepse siç ka bërë me dije deputetja, Rama kur ishte në opozitë kishte deklaruar anulimin e disa konçensioneve të qeverisë Berisha dhe kur erdhi në pushtet ai që ishin të çimentuar dhe nuk mund të prisheshin nga ana ligjore, Tabaku u përgjigj: Unë po ju marr një shembull, Rama kur ishte në opozitë ngriti shqetësimin për hidroçentralin e Vjosës. Kam të paktën 10 deklarata për shtyp të bëra nga selia e PS-së që Vjosa do të kthehet në një park kombëtar– sqaroi deputetja, e cila pyetjes tjetër se pse konçesionet janë korruptive kur i jep  Rama dhe jo korruptive kur i jep Berisha, Tabaku ju përgjigj: Unë e bëra besoj një diferencë të dy rasteve të konçensioneve. Për mua rastet e shëndetësisë janë thjesht tendera të dhënë për një periudhë 10-vjeçare.

 

Shkurtimet në spitale: Hiqen nga puna pa asnjë motiv infermierë, kushtet skandaloze

Deputetët e Partisë Demokratike Luçiano Boçi, Arbiola Halimi si edhe kryetari i degës së PD-së në Elbasan Aurel Bylykbashi, panë dje kushtet e spitalit së këtij qyteti, dhe dëgjuan shqetësimet e pacientëve e familjarëve. Heqja nga puna, pa asnjë motiv, i infermierëve dhe sanitarëve nga drejtoresha e këtij spitali, me urdhër të Ministrit Beqaj, ishte problemi më shqetësues që ata prekën nga afër. Një ndër infermieret e hequra nga puna, shprehu për deputetët se: “Punoj në repartin e kirurgjisë me përkushtim ndaj punës. Profesioniste me 40 vjet eksperiencë dhe të hidhem në rrugë në moshën 58 vjeçare kjo është e padrejtë. Vendimi i drejtoreshës është i padrejtë”. Po ashtu, një sanitare e këtij spitali bëri me dije: “Më thërret drejtoresha dhe më thotë se ky është urdhër i Ministrit, është reformë. Nuk ka asnjë motiv, gjejnë arsye shkollën, por janë hequr edhe me shkollë. Kërkojmë zgjidhje por ku ta gjejmë. Ne jemi të mbaruar, vetë i katërti pa punë. Vetëm unë punoja të ushqeja fëmijët. Ata po ngelin rrugëve”.  Ndërkaq, protestës së tyre iu bashkuan përfaqësuesit të PD-së të cilët theksuan se kjo është një heqje politike por edhe korrupsion i Ministrit të Shëndetësisë” – deklaruan deputetët e Partisë Demokratike Elbasan, duke theksuar se kushtet janë skandaloze, dhe se mediat gjithashtu u penguan të hyjnë por ne bëmë disa foto të cilat do ti publikojmë.

 

Lini nje pergjigje