Obama nderon me medalje ari Ermira Babamusta

0

ermira babamusta Copy of medaljaaaa medalja per babamustenVlerësimi më i lartë, ai me medalje ari u dha për Ermira Babamusta nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ajo është shqiptarja e parë që u nderua me çmimin “President’s Volunteer Service Aëard” për punën e saj humanitare. Në 2014 Ermira shërbeu në programin e Shërbimit Kombëtar të Zyrës së Presidentit të Sh.B.A.-së. “Jam shumë krenare që nëpërmjet Programit të Shërbimit Kombëtar të Presidentit pata mundësinë t’i shërbej interesit kombëtar të ShBA-së për paqe në botë, demokraci dhe ndërtim të komunitetit në aspektin kulturor dhe civil. Falënderoj Shtëpinë e Bardhë që më vlerësuan me çmimin më të lartë, medaljen e artë për kontributin tim për shtetin amerikan që e dua dhe vlerësoj shumë,” tha Ermira Babamusta.

Lini nje pergjigje