Ngritja e Byrosë së Hetimit, Rama 40 minuta në zyrën e Metës

0
198

rama-te-metaProjekligji i ngritjes së Byrosë së Hetimit duket se është dakordësuar mes aleatëve Edi Rama dhe Ilir Meta në takimin e tyre të përjavshëm të së mërkurës.

Kryeministri Edi Rama ishte në zyrën e Ilir Metës në orën 10, për të dalë prej aty afro 40 minutash, pra pak para mbledhjes së qeverisë, e cila u zhvillua në orën 11.

Kryeministri Edi Rama reagoi në FB pas miratimit në mbledhje të vendimit për ngritjen e Byrosë së hetimit duke ironozuar opozitën.

“Dikush duhet t’ia freskojë kujtesen publikut lidhur me ç’u deklarua deri dje për Byronë e Hetimit! Gënjeshtarë si këta s’bën më dot nëna jo!”, u shpreh Rama.

Ndërkohë i menjëhershëm ishte reagimi i Kreut të PD Lulzim Basha. “Votojmë që nesër draftin e dakordësuar sipas Venecias për Byronë e Hetimit! Por harroje se Opozita punon për sarajet e Surrelit”, thuhet në reagimin e Bashës.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here