Moti me shi, Në pak minuta reshjet e shiut përmbytin rrugët e Gjirokastrës

0
174

gjirokaster-655x356Ka mjaftuar vetëm 10 minuta rreshje intensive, që Gjirokastra të përmbytet në dy skajet e saj. Në pjesën më fushore në rrethrrotullimin që lidh qytetin e poshtëm me rrugën nacionale dhe në pjesën më kulmore në lagjen Dunavat.
Pamjet tregojnë qartë vështirësitë në qarkullim të mjeteve në këtë rrethrrotullim nga frika e thellësisë që ka krijuar shiu tek gropat e lëna pezull nga punimet e papërfunduara nga ana e Bashkisë së Gjirokastrës.
Situata përsëritet sa herë që bie shi dhe askush nuk e merr mundimin të rehabilitojë gjendjen e krijuar prej muajsh. Ndërsa e njëjta situatë rezulton të jetë e tillë edhe në lagjen malore Dunavat.
Rrjedhja e ujërave të bardha në rrugët e gurta shihet qartë. Njerëzit e kanë pasur të vështirë të kalojnë në mot me shi ndërkohë që vetëm ata që i zë halli mundohen të kalojnë me vështirësi.
Rehabilitimi më i fundit i kalldrëmit në Dunavat, nuk ka parashikuar kanalizimet e ujërave të bardha cka tregohet qartë nga pamjet. Investimet kësisoj, janë kryer pa pasur parasysh rrjedhjet e ujërave nga lartësitë. Banorët nga ana e tyre, pranojnë se përballen me vështirësi serioze në kohë me shi ndërkohë që ankesat dhe apelet e tyre kanë rënë në vesh të shurdhët.
Për gjendjen e krijuar, si pasojë e uzurpimit të ujërave në pjesë të ndryshme të rrugëve të qytetit, kemi kërkuar spegime nga zyrat përkatëse në Bashkinë e Gjirokastrës, por kemi ndeshur në indiferencë për të dhënë shpjegime.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here