Ligji i ri për shpronësimet, si shteti i merr tokën pronarit për investimet strategjike

0

shprobesimePS e PD kundër ligjit, Majko: E drejta e pronës prevaluese në Shqipëri. Bylykbashi: Ky ligj një kalë troje, shkel kushtetutën e vendit

Gëzim Saliu

Një ligj i sjellë nga qeveria për shpronësimet me interes publik lidhur me investitorët strategjikë parashikon ndërhyrjen e shtetit në favor të sipërmarrësit të madh nëse nuk arrihet marrëveshja mes palëve. Është pikërisht projektligjit për disa shtesa e ndryshime në ligjin “për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik” që duket se prek të drejtën e garantuar në kushtetutën për pronën. Projektligji i sjellë dje për diskutim në Komisionin e Ligjeve hasi jo vetëm kundërshtinë e opozitës e cila e cilësoi si antikushtetuese por edhe të disa deputetëve socialistë. Ndërkaq përfaqësuesi i ministrisë së Ekonomisë. Z.Stefani bëri të ditur detajet e ligjit që më pas sollën debatin e fortë mes palëve. “Investitori strategjik në pjesën e pasurisë së paluajshtme ku është pronare një x person privat, duhet të hyjë në marrëveshje me të, me të gjitha format e marrëveshjes. Në rast se është e pamundur kjo, bëhet me ndërmjetësimin e AIDA-s e cila do jetë koordinatorja mes privatit dhe investitori. Në rast se është e pamundur dhe interesi vlerësohet se duhet patjetër ky projekt i paraqitur nga investitori atëherë do të jepet miratimi nga qeveria për shpronësimin. Që në momentin kur merr statusin e veçantë ai është filtruar në të gjitha marrëveshjet që ka arritur me pronarin privat. Në të kundërt në rast se nuk ka plotësuar kushtet e marrëveshjes nuk merr statusin e investitorit strategjik”, theksoi ai.

Debati

Në nisje të diskutimit përfaqësuesit e ministrisë së Ekonomisë theksuan se ky ligj vjen në mbështetje të atyre që cilësohen investitorë strategjikë  dhe që do investojnë mbi 50 milionë euro në vend. Projektligji vjen si rrjedhojë e ligjit të investimeve strategjike. Në neni 28 në zbatim të këtij ligji, lejohet  shpronësimi për interes publik i pronarëve të pasurive të paluajtshme pronë private sipas rregullimit të legjislacionit. Nëse investitori nuk ka mundur ta zgjidhë pronësinë mbi pasurinë e paluajtshme me marrëveshje pasi janë kryer më parë përpjekjeve, përfshihet shteti në procedurat e shpronësimit. Kompensimi financiar mbulohet nga subjekti që ka paraqitur kërkesën. Në nenin55 janë parashikua si investime strategjike të veçanta ato me vlerë mbi 50 milionë euro”, theksoi Seitaj. Por në ndërhyrjen e tij, deputeti socialist Pandeli Majko kërkoi që të shiheshin me kujdes vërejtjet e specialistëve pasi sipas tij e drejta e pronës prevalon  mbi atë të biznesit. “Është një diskutim që na ka shqetësuar që herën e parë, po hymë në një zonë gri. E drejta e pronës është e drejtë prevaluese në Shqipëri , nuk është e drejtë e biznesit. Specialistët thonë se ekziston kjo që ju kërkoni në ligjin aktual, nuk e di se pse e keni sjellë këtë…”,. theksoi ai. Në të njëjtën linjë me kolegun e saj, socialistja Vasilika Hysi theksoi se,: “Këtu thuhet që pas marrjes së vendimi për dhënien e statusit bëhet shpronësimi i pasurisë së paluajtshme dhe miratimi i Kuvendit të kontratave. Pra çdo investim strategjik duhet miratuar nga Kuvendi. Në ligjin që ju sillni këtë e shtrini për investime të bëra nga njerëzit. Ju jepni mundësi që edhe nëse dikush ka bërë një hotel apo kazino pa leje ka të drejtë të gllabërojë pronat e njerëzve të tjetër”. Më i ashpër ishte reagimi i opozitës e cila e cilësoi këtë ligj si një kalë troje kundër interesave të pronarëve dhe në kundërshti me kushtetutën e vendit. “Po na del koncepti i shpronësimit publik po aq i rëndësishëm sa i kushtetutës së 76 se nuk mund të ketë pronë private se kemi interesin publik. Kjo që bëni ju sot është pak ta thuash skandaloze. Në aspektin principal, moral, ligjor do katër gozhda që të mbahet. Të pretendosh që xhepi i madh dhe interesi i madh është më e rëndësishme se e drejta e pronës kjo është ku thërret qameti. E keni në konceptin tuaj se kjo është një qeveri oligarkike. Ky ligj është i pastër në cenim të kushtetutës se cenon një të drejtë themelore”, u shpreh Bylykbashi.

 

Debati

Përfaqësuesi i ministrisë: Në rast se është e pamundur dhe interesi vlerësohet se duhet patjetër ky projekt i paraqitur nga investitori atëherë do të jepet miratimi nga qeveria për shpronësimin

Hysi– Në ligjin që ju sillni këtë e shtrini për investime të bëra nga njerëzit. Ju jepni mundësi që edhe nëse dikush ka bërë një hotel apo kazino pa leje ka të drejtë të gllabërojë pronat e njerëzve të tjetër.

Përfaqësuesi i ministrisë: Këtu bëhet fjala për investime që i kalojnë vlerat 50 milionë euro, bëhet fjalë për investitorë strategjikë.

Bylykbashi: Ligji për shpronësimit në fuqi synon të mbrojë të drejtën e pronës por vjen një kalë troje nga një ligj tjetër dhe po cenon një garanci kushtetuese. Pse duhej të hyjë shteti në këtë punë? Pse duhet të fusim këtë kalë troje dhe ti marrim pronën privatit?

Ristani: Shtetasit shqiptarë janë të barabartë para ligjit pavarësisht dallimeve. Si biznesmeni i madh si i vogli janë të barabartë. Pse ky favorizohet dhe i shpronësohet toka këtij që nuk është pronari i madhe dhe nuk paska 50 milionë euro. Jeni duke u futur me kokëderllikun tuaj dhe arrogancën tuaj doni të kaloni në këto premisa diktatoriale të pastra.

Bylykbashi: “Kush mur dul”- thonë në Shqipëri të mesme pra kush mori, iku. Oligarkia do marri çdo gjë që kanë shqiptarët pastaj më pas kemi republikë oligarkike socialiste.

Xhafaj:  Surpriza ime është t’i dilni kundër investimeve të rëndësishme strategjike, kjo është surprizë e madhe me thënë të drejtën

Ristani: Për interesat e vëllait të kryeministrit nuk mund të shpronësojmë shqiptarët

 

Lini nje pergjigje