Konfirmohet paralajmërimi i “Standard”, Erjon Ylli zv. drejtor i Top Channel

0
276

Konfirmohet ajo që Standard kishte shkruar për Erjon Yllin.

Erion Ylli emërohet Zv/drejtor i televizionit më të madh në vend, Top Channel.

Gazeta Standard ditë më parë kishte shkruar se Erjon Ylli do të bëhej drejtori i ri i Top Channel. Në fakt ai nuk është emëruar drejtor por një post më poshtë ai është zëvëndës drejtori i ri i “Top Channel”. Nëpërmjet një e-mail-i zyrtar është lajmëruar administrata e Top Channel për emërimin e Zv/drejtorit të televizionit. Ylli ka qenë për një kohë të gjatë shofer i Dritan Hoxhës dhe pas vdekjes së tij ka shërbyer si shofer dhe krahu i djathtë i zonjës Vjollca Hoxha. Pasi Vjollca Hoxha u emërua nga bordi drejtues, administratore e televizionit, nisi ndryshimet në administratë, njëri prej më të rëndësishmeve është emërimi i zëvendësit të saj, që do të mbulojë edhe prodhimin në televizion. Këtë pozicion më parë e ka mbuluar Skerdi Drenova, për një periudhë pothuaj 10-vjeçare.

eeee
zvdrejtor topi4 zvdrejtor topi1

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here