Intervista/Blushi: Rama klimë terrori mbi mbështetësit e mi, do jem brenda PS-së për sa kohë të jetë PS

0
147

 

ben-blushi1Blushi lë të hapur edhe ambicien për kryeministër: Së pari rëndësi gara brenda partisë

Deputeti socialist Ben Blushi i ftuar dje në emisionin “Studio e Hapur” të gazetares Eni Vasili në News 24 foli dje lidhur me kërkesat e tij për garën e brendshme. Po ashtu ai komentoi edhe qëndrimet e kolegëve për këtë çështje, ndërsa la të hapur edhe ambicien për kryeministër në rast se do të fitojë garën me Ramën brenda PS-së, nëse do ketë zgjedhje.

 

I vetëm kundër të gjithëve e kemi titulluar programin sot, ndiheni vetëm në këtë kontekst politik?

Jo nuk ndihem aspak vetëm. Se sa vetëm jam apo jo, këtë po kërkoj, të  matet me votë. Dhe unë kërkoj që të votohen, për të parë se sa jam  vetëm, jam me shumë shokë, kam mbështetës apo jo.

Keni mbështetës, nëse keni ata janë të heshtur deri tani…

E para nuk janë të heshtur. E dyta kemi dhe 40 ditë deri në Kongres apo  jo, kështu që të presim. Në politikë nuk është futboll, nuk matet me  numër tifozësh, në politikë fuqia dhe mbështetja matet me vota.

Si ju duk profili që emisioni “Studio e hapur” kishte përgatitur për ju?

Nuk besoj që është teksti juaj, çfarë quani ju beteja? Se kur thoni nuk  ka fituar asnjë betejë politike… këtë nuk e pranoj. Kam marrë pjesë në 4  beteja politike. Jam zgjedhur dy herë kryetar. Nuk e di çfarë quani  betejë përveçse të zgjidhesh.

E ke fjalën për vitin 2009?

Çfarë ndodhi, ne kemi humbur zgjedhjet në 2009. Unë dhe shumë kolegë të  tjerë gati 30% e kongresit kemi kërkuar që Rama të mbajë përgjegjësi për  humbjen, mund të kishim ardhur në pushtet që atëherë. Kur parti humb  zgjedhjet, kryetari jep dorëheqje.

Ju çfarë bëtë nuk garuat?

Kam kërkuar të japë dorëheqjen ai tha mu vodhën zgjedhjet dhe u fut në  garë. Unë nuk mund të garoja se një koleg i imi tha do garoj unë dhe unë  mbështeta atë. Kam kërkuar të ndryshojnë aleancat e PS se ato nuk na  çuan në fitore. Kam kërkuar që PS të ketë një program, në 2009 nuk  kishim. Betejat e mija janë beteja idesh. Bojkoti u ndërpre, shkuam në  grevë, 21 janari solli humbjen e Ramës në Tiranë. Isha kundër bojkotit,  kundër grevës dhe kundër 21 janarit. PS e ndërroi programin, PS u fut në  një rrugë të logjikshme dhe fitoi në 2013

Po thoni që merita e fitores është e Ben Blushit?

Nuk kam ardhur në Portokalli, kam ardhur në një emision serioz po them që kam bërë një betejë idesh.

Sipas jush këto shkelje të statusit të Kongresit, çfarë janë sipas jush?

E para shpresoj ti keni lexuar. Konteksti është i tillë se zgjedhjet e  fundit për kreun e PS-së janë bërë në 2009 dhe ne jemi në 2016. Unë kam  kërkuar që të ketë zgjedhje sipas normës, që është brenda 4 viteve. Më  në fund, në vitin e kaluar, 2015, u thirr një mbledhje asamble që  vendosi që të zhvillohej kongresi. Kam kërkuar që ky kongres të  përcaktoj se aty zgjidhet sipas statusit krye i PS sipas parimit një  anëtarë një votë, që ju thoni se unë nuk kam folur. Kam kërkuar që të  garohet me parimin një anëtar një votë që kreu të zgjidhet nga  anëtarësia. Këta njerëz nuk duan ta kuptojnë, është e qartë.  Treçereku i qeverisë kanë dalë kundër meje për të thënë, jo nuk do ketë  zgjedhje për arsye të paqarta. Dje kam shkuar në grupin parlamentar, me një dokument prej 10 faqesh, që provon se çfarë shkeljesh i janë bërë  statutit të partisë, Republikës së Shqipërisë. Të drejtat e mia si  anëtar i PS mbrohen nga ky statut. Ligji për partitë politike e pengon  këtë që po ndodh në PS, sepse shprehet në mënyrë eksplicite, se partitë  janë komfort ligjit kur janë të organizuara nga poshtë lart, kur  zhvillohen zgjedhje periodike dhe nuk cënohen të drejtat e anëtarëve të  tyre. Në PS nuk ka zgjedhje, ka vetëm emërim. Nga se buron pushteti në  Shqipëri, kujt ja beson populli votën e vet? Populli nuk voton për  gjykatat, një ekip futbolli, për presidentin, për një televizion publik,  nuk voton populli kush do jetë doganier. Populli voton për partitë  politike dhe pasi marrin votat ndërtojnë këto institucione që folëm. Nga ‘92 në ‘97 kishim një parti, e cila u kontraktua. Sali Berisha i  hoqi njerëzit që e kundërshtonin, e mbushi partinë me banditë me  injorantë dhe ku përfunduam në 97. Pse erdhi PS në këtë derexhe, kur BE  me rezolutë, me kusht i kërkoi të dekriminalizojë. A njeh ndonjë parti  tjetër, në lindje, të cilës i është kërkuar të dekriminalizohet. Ai ligj  për dekriminalizimin u bë për shkakun tonë. Për të marrë vota,  financime të dyshimta, Partia Socialiste u mbush me njerëz të tillë.

Keni patur përgjigje për dokumentin që keni adresuar nga kolegët?

Ky dokument i është dorëzuar Grupit Parlamentar të PS dhe Asamblesë  Kombëtare që është parlamenti i PS. Kam preferuar t’ja shpërndaj  anëtarëve të grupit, aty tregoj për cenimin e zgjedhjeve, parimi i  zgjedhjeve është cenuar, parim i transparencës është cenuar, parimi i  transparencës financiare, anëtarët duhet të njihen me donacionet. Nuk  jetoj në një biznes ushtaraka, jam futur aty me vullneti të lirë. I kam  bërë të qarta shkeljet këtyre forumeve. Shpresoj të ketë efekt. Ju më  pyesni a jam vetëm apo jo? Deri në 19 mars janë 40 ditë, arsyeja pse jam  këtu është për të bindur njerëzit se kush ka të drejtë.

Keni patur komente nga kolegët tuaja në lidhje me draftin që nuk u pranua

Fakti që ju mendoni se unë jam vetëm, nuk është dobësia ime. Por faji i  një strukture që është terrorizuar dhe trysura deri në atë masë, sa një  deputet e PS dhe zonjë e nderuar mendon si unë dhe ma ka thënë  privatisht. Më tha se i kishin thënë se ‘nëse mbështet Blushin  publikisht do më heqin fëmijën nga puna’. Po në ça partie jemi, në ça  viti jemi? Nëse mbështet ai që ka të drejtë, jo se them se unë kam të  drejtë, por a mund t’ja heqësh fëmijën nga puna?

Ju po thoni se ka klimë terrori që mbështet nga qeveria?

Për fat të keq po. …Këta që janë  përballë meje pse nuk duan të votohen?

Sepse janë votuar…

Nga kush janë votuar? Nuk e di se për këtë ke votuar ti. Por nëse ke  votuar për ne si koalicion, ti s’ke votuar që Rama të jetë deri në  infinit kryetar i PS. Para dy vjetësh në Slloveni, se ne nuk jemi  në Pakistan, as në Venezuelë, u bënë zgjedhjet e përgjithshme, fitoi një parti e majtë, kryetarja e partisë u zgjodh kryeministre. Pasi u bë  kryeministre ishte cikli për zgjedhjet në parti, ajo nuk tha këtë që  thonë këta, nuk ka zgjedhje se unë u zgjodha kryeministre. Fiton partia,  njerëzit votojnë partinë. Dhe sepse fiton partia, partia ka të drejtë  të heqë, të verë apo të lërë në detyrë atë që e kanë votuar. Çfarë  ndodhi në Slloveni? Dikush e sfidoi kryeministren, ajo i humbi zgjedhjet në parti dhe iku, nuk është më as kryeministre. Kjo është një gjë aq e  thjeshtë sa vetëm në Shqipëri mund të kthehet në një fabul të  pakuptueshme. E dini për çfarë po bëhet gati Edi Rama, dhe kjo është për pafytyrësinë e tij, po bëhet gati për aklamasion. Të bësh zgjedhje me  dorën ngritur. Unë nuk do ta ngre dorën, kjo nuk është zgjedhje.

Mund të jeni vetëm….

Le të jem vetëm. ky nuk është votim, kjo është dhunë. Jemi në vitin  2016, unë po kërkoj zgjedhje të rregullta, sipas parimit një anëtar në  votë. Rama pretendon se ka marrë 1 milion vota. Padyshim ai ka meritën  që ai e drejtoi këtë koalicion, e formoi. Pretendon se ka marrë 1 milion  vota, ka bërë reforma dhe në emër të reformave ka nxjerrë papagaj tek  dera e PS-së, duke thënë që tani po bëjmë shumë reforma dhe nuk mund të  bëjmë zgjedhje. Nuk kemi mundësi të bëjmë zgjedhje kjo nuk mund të  ndodhë. Unë kërkoj të votohem në këtë parti, të më njihet e drejta e votës dhe e  zgjedhjeve. Këto të drejta burojnë nga Kushtetuta. Pra, e drejta e  zgjedhjes dhe e kandidimit. Unë do garoj nëse do ketë garë.

Mendon se do fitosh, do bëhesh kryeministër?

Unë do garoj, kaq.

Pandeli Majko tha se ndjehem i detyruar moralisht por jo institucionalisht. Mund ta thotë edhe Rama këtë…

E para të mos bëjmë lojë fjalësh, e thashë për çfarë garoj. Është një e  drejtë që ma njeh ky statut. Nuk ka kufizime dhe kritere që më ndalojnë  garën, nëse kjo normë nuk më pengon jam i lirë ta bëj. Kërkoj garë të  hapur brenda PS. Precedentët që përmendët janë të tillë që më japin të  drejtë mua. Deri në 2009 ka pasur zgjedhje periodike

Çfarë është e nesërmja pas kësaj?

Nëse data 19 mars, se nuk e di ca ditë i bie, jeta vazhdon, dhe nuk do  zhvishem nga të drejtat e mija themelore. Nëse më pyet nëse do vazhdoj  të jem shkrimtar , kjo është afërmendsh. Pse mo e keqja e shoqërisë  shqiptare i vjen keq nga të shkruarit e libra. Çfarë do bëjë? Do  shkruaj.

Do ta lini politikën?

Po pse ta lë? Do jem brenda partisë socialist për sa kohë kjo të jetë PS.

Para s’keni projekt të ri jashtë PS?

Kam dy projekte, një centralizues i Edi Ramës dhe një modernizues i mi.  Edi Rama do ta centralizojë dhe ai do mandat të përhershëm. Forumet nuk  mblidhen, nuk pyetet askush për asnjë vendim dhe i kërkojnë që ta  mbështesin dhe kur ai i ka idetë e gabuara. Vetëm i majtë nuk është. Ky  është projekt që i bën dëme Shqipërisë. Kjo parti nuk mund ti ngjajë PD  në vitin 1994.

Kemi dy të nesërme, do ketë zgjedhje dhe nuk do ketë  zgjedhje. Nëse do të ketë zgjedhje, ju do të garoni përballë Edi Ramës  për kryetar partie?

Po, patjetër.

Nëse do të fitoni, do të kërkoni që Edi Rama ta lerë dhe postin e kryeministrit?

Unë nuk dua të bëhem kryetar partie për të ndëshkuar njeri. Do të luftoj  dhe me anë të kësaj do të kërkoj vota në mënyrë që Partia Socialiste të ndryshojë. Prej gati 1 vit e gjysmë kam shprehur pakënaqësitë që kam për qeverisjen.

Jeni gati për tu bërë kryeministër?

Unë jam gati të garoj për kryetar i PS-së dhe këtë vendim le ta marrë PS të nesërmen. Ka forume për këtë gjë.

Nëse humbet Rama, fiton Blushi apo dikush tjetër, posti i kryeministrit i takon fituesit në këto zgjedhje?

Këtë duhet ta vendosi PS të nesërmen e kësaj gare. Unë jam i gatshëm të  aplikojmë një sistem brenda partisë që quhet “open primary”, do të thotë  që këto nuk janë zgjedhje parlamentare, janë zgjedhje brenda një  partie. Unë po flas për zgjedhje primary të hapura. Ne mund të ftojmë në  zgjedhje më shumë se anëtarësinë tonë. Kjo është një mundësi për të  hapur PS-në. Ne nuk kemi listë anëtarësie, një regjistër anëtarësie, për  të parë sa janë anëtarët. Rama fatkeqësisht është në një fushatë për të  mos kandiduar. Shkon në Berat, Durrës, dhe nuk thotë si ka mundësi të  pranosh në PS vajza dhe djem nga 18 vjeç, që thonë se shkova tek zyra e  punës dhe më dhanë punë, me dha ALUIZNI tapinë e shtëpisë që s’ma kishte  dhënë Saliu. Çfarë po bëjmë ne, po marrim administratën ta fusim në  parti. Nëse Edi Rama e pranon bëjmë një open primary. Kjo kërkon me  përjashtim të anëtarëve të bërë publik të partive të tjera, kushdo mund të votojë në zgjedhjet tona. Këta që thotë Edi Rama 1 milion shqiptarë,  nëse nuk janë anëtarë të partive të tjera, të ftohen në zgjedhjet tona.  Do ta kërkoj, kjo është një mundësi. Po të bëj polic me kapele hajde bëhu anëtar i PS. Kjo është e padrejtë  dhe e dhunshme. Nëse punoj në administratë dhe e detyroj një njeri nuk  ia lidh energjinë, i detyroj të vijnë në PS kjo është dhunë.

Keni premtuar që do e drejtoni partinë më mirë se Rama. Ku e bazoni këtë?

Ka vetëm një mundësi, duhet të votohemi bashkë. Ne të dy nuk merremi  vesh hajde garojmë të shohim. Sigurisht nuk grabis mandat, nuk emëroj  zgjedhësit e mi. Këto janë fakte, po emëron delegatët e kongresit të PS.  Edi Rama me ministrat e vetë i emërojnë nga zyra e vetë. Pra thotë ti  ke të drejtë të zgjedhësh ti jo. Administrata do votojë për Ramën apo  kundër? Respektoj nevojën e PS për të qenë kolegjiale, respektoj një  parti të hapur. Çfarë po premton ai? Shëndetësi falas, i thotë të  vobektëve s’ke shtëpi merr teserën e PS. Kjo duhet ndalur, është shansi i fundit për ta ndalur. Ekonomia kombëtare po shkon në duar të privatëve,  mund të frenohet. Rama tha e kemi pasur në program që shumicën e  shërbimeve të japim me koncesion. Nga dalin këto lekë? Nga taksat tona  dhe po i shkojnë privatit…po çfarë ka ngelur akoma pa u dhënë? Policia

A e dëgjuar zotin Majko në lidhje me tezat tuaja?

E dëgjova dhe ai më dha më shumë të drejtë sesa juve sot.

Çfarë mendoni për ato që tha?

Mendoj që ai mendon se unë kam të drejtë.

Por është me Edi Ramën?

Këtu nuk është çështja të jenë me mua, apo kundër meje. Çështja është të  jenë më te drejtën apo jo. Gjëja e parë që unë kërkoj janë zgjedhjet.  Dhe Majko këtë tha, të ketë zgjedhje. Të paktën unë këtë kuptova. Ajo që  po bëj nuk është gjë personale. Nuk është mbrojtje e karrierës sime. PS  ka ngelur kalaja e fundit. Unë po mbroj këtë kala. PS s’mund të jetë  pronë e një njeriu apo e shokëve të tij.

A prisnit më shumë nga Majko?

Nuk prisja më shumë se sa atë që ai tha, që unë kam të drejtë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here