Debati për kryetarin në PS/Dade në krah të Blushit: Majko u bë Kryeministër për shkak të zbatimit të statutit

0
176

 

dddPas deklaratave të  Majkos në mbështetje të Ramës, Dade: Të gjithë duhet të jenë me statutin dhe zbatimin e ligjit

Gëzim Saliu

Kërkesa e deputetit Ben Blushi për mbajtjen e zgjedhjeve në PS dhe deklarata e ish-kryeministrit Pandeli Majko se vërejtjet e tij ishin të drejta, por se mbështeste kryeministrin Rama u kthyen dje në qendër të diskutimit të deputetëve të Komisionit të Jashtëm në pjesën  “off rekord”. Në pushimin e mbledhjes mes deputetëve demokratë dhe atyre socialistë nisi një diskutim për qëndrimet e Majkos lidhur me debatin e brendshëm në PS, ku u veçua komenti i kryetares socialiste të Komisionit të Jashtëm Arta Dade e cila i doli në krah Blushit. Ky i fundit ishte prezent në mbledhje por nuk komentoi gjatë diskutimit të kolegëve, duke preferuar të ndajë disa qëndrime me kreun e PBDNJ-së Vangjel Dule dhe deputeten socialiste Valentina Leskaj.

Diskutimi

Ndërsa deputeti PD, Eduart Selami, ironizoi qëndrimin e mbajtur nga Pandeli Majko, kryetarja e Komisionit Arta Dade tha dje në Komision se ai u bë kryeministër pikërisht në zbatim të statutit dhe se ndante mendimin se statuti duhet respektuar në çdo rast. Fillimisht ishte deputeti demokrat Kastriot Islami që sugjeroi që në pushimin e mbledhjes të flitej për statutin e PS, duke deklaruar se duhej të diskutohej deklarata e Majkos i cili theksoi se Blushi kishte të drejtë që statuti është shkelur, por se ai mbështeste kryetarin e PS-së, Rama. “Blushi ka të drejtë, por unë jam me Ramën…se marr vesh këtë”, tha demokrati Selami. Ndërsa socialistja Dade i theksoi se,: “Ai tha e mbështes Blushin për statutin, por unë jam me Ramën”. Në këtë kontekst Dade nuk nguroi të shprehë edhe mendimin e saj lidhur me debatin brenda PS-së duke i dalë në krah Ben Blushit. Ajo i kujtoi Majkos se duke u respektuar statuti i PS-së ky i fundit u bë kryeministër në vitin 1998. “Po u them një të vërtetë, Pandi është bërë Kryeministër në ’98 për shkak të zbatimit të statutit. Meqenëse kryetari i partisë dhe ish-kryeministri dha dorëheqjen, në bazë të statutit i vjen radha numrit dy të partisë që të bëhet Kryeministër dhe kështu që u bë Pandi. Në zbatim të statutit, po”. Qëndrimin e saj ajo e përmbylli me deklaratën, “Të gjithë duhet të jenë me statutin dhe zbatimin e ligjit për mendimin tim”. Po ashtu Dade shprehu mbështetjen e saj ndaj Blushit edhe kur ky i fundit po debatonte me ministren e Kulturës Kumbaro lidhur me rivarrimin e Ibrahim Kodrës. Ndërsa ministrja tentoi të ndërpresë pyetjen e Blushit duke tentuar ti përgjigjej për diskutimin e parë të deputetit, kryetarja e Komisionit ndërhyu duke pohuar,: “ Ju lutem zonja ministre këtu mbledhjen e drejtoj unë dhe ju duhet të merrni leje ke unë më parë për të folur… Po vazhdoni z.Blushi..”

 

box

Çfarë tha Pandeli Majko

Dy ditë më parë në një intervistë televizive, ish-kryeministri Majko i dha të drejtë Blushit për shkejte e statutit por tha se mbështeste kryeministrin Rama. “Unë mendoj se problemet e Blushit në lidhje me statutin janë të drejta. Port mungesa e përgjegjshmërisë nuk mund të përkthehet në mungesë përgjegjshmëria përballë të gjithë publikut. Prej 2013-s ne kemi marrë votat e publikut edhe në 2015-n për të qeverisur në nivel lokal. Sjell shembullin kur Meta fitoi zgjedhjet dhe menjëherë pas saj u sfidua nga Malaj në Asamble.  Në atë kohë, unë me Metën i kisha marrëdhëniet më keq sesa tani, kur pimë kafe normal. Në tavolinë, unë i kam thënë Ben Malajt se nuk mund të ishte me të dhe mbështesja Metën për kryeministër, kur u sfidua në emër të parimeve”, theksoi Majko.

 

Diskutimi pa mikrofon për Blushin, Majkon dhe Ramën te Komisioni i Jashtëm

  1. Islami-medias: Ikni tani se kemi një debat për statutin
  2. Topalli: Ne nuk përzihemi në çështje të brendshme….

K.Islami: Mua më pëlqen shumë Don Kishoti me Sanco Pançon. Si ishte ajo e Pandit dje?

E.Selami: Blushi ka të drejtë, por unë jam me Ramën… cfarë është kjo tani se…

  1. Dade: Ai tha e mbështes Blushin për statutin, por unë jam me Ramën.

E.Selami: Po ai ka të drejtë, si mund të ketë të drejtë?

A.Dade: Të gjithë duhet të jenë me statutin dhe zbatimin e ligjit për mendimin tim….

Gazetarët rendin për të rregulluar më mirë mikrofonat tek vendi i kryetares, Dade: Këta mua më duan kur fillojmë flasim.., se në fakt mua si Kryetare të Komisionit nuk më nxjerrin asnjëherë, as kur hap mbledhjen..

A.Dade: Po u them një të vërtetë, Pandi është bërë Kryeministër në ’98 për shkak të zbatimit të statutit. Meqenëse kryetari i partisë dhe ish-kryeministri dha dorëheqjen, në bazë të statutit i vjen radha numrit dy të partisë që të bëhet Kryeministër dhe kështu që u bë Pandi. Në zbatim të statutit, po

K.Islami: Nuk është e njëjta situatë. Pandi është njësoj si ky (Blushi). Ai në  fillim deshi t’i ndante, pastaj t’i bashkonte. Mban mend? Se unë kam pak  vështirësi me gjuhën. Tha ai që Blushi ka të drejtë por unë jam me  Ramën?

A.Dade: Nuk jemi në një ndeshje futbolli këtu për t’u ndarë se me cilin je? Të  gjithë duhet të jemi me statutin dhe me zbatimin e statutit dhe të  ligjit.

K.Islami: O Eduard, ai është vemje ai. S’mban përgjegjësi për ato që thotë…

A.Dade: Kjo është jashtë mbledhjes.

V.Dule: Ky do jetë lajmi kryesor nesër

K.Islami:  Po ja të pimë dhe kafen, të bëjmë dhe lajmin. Blushi është Don Kishoti, Eduardi është Sanco Panço..

 

Idrizi vizitë suprizë te Rama, gati për ndryshime në qeveri apo reforma në drejtësi?!

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar dje një takim me kreun e PDIU-së, Shpëtim Idrizi, njëherazi edhe nënkryetar i Kuvendit. Idrizi u partë hyjë në Kryeministri dje pasdite, ku ndërkohë që takimi u zhvillua pa praninë e mediave. Nuk dihet me detaje se çfarë u diskutua mes Ramës dhe Idrizit, por me siguri nuk është lënë jashtë diskutimit kërkesa e PDIU-së për të marrë drejtimin e një ministrie. Disa herë publikisht Idrizi e ka shprehur këtë ambicie dhe siç ai ka sqaruar, Rama ia ka premtuar diçka të tillë kur mbyllën marrëveshjen për kalimin në koalicionin qeveritar të partisë çame. Por takimi i djeshëm mes tyre mund të lidhet edhe me lëvizjet e fundit për reformën në drejtësi, ku nga ana tjetër SHBA dhe BE nisën negociatat me PD-në dhe kryetrarin e komisionit të kësaj reforme, socialistin Fatmir Xhafaj.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here