Banda e hajdutëve/ Arrestohen në Napoli tre shqiptarë, grabisnin vila e dhunonin pronarët e tyre

0
157

globi-KARRABINIERET_FDSFF_668329108Hetimet e zhvilluara në koordinim me Prokurorin Publik të Napolit të Veriut dhe policisë së Casoria, kanë çuar në arrestimin e tre shqiptarëve përgjegjës për disa vjedhje në vilat e kësaj zone. Mësohet se banda e grabitësve përbëhet nga tetë persona, por vetëm 3 janë arrestuar. Makinat e zgjedhura nga të dyshuarit për të lëvizur ishin gjithnjë të zeza, gjithnjë e më të shpejta dhe më pas atyre u instalohej një sistem për të ndryshuar targat. Mediat italiane raportojnë se shqiptarët e identifikuar si Lefter Xheleka, Ardit Jakimi dhe Enver Jakimi vepronin kryesisht gjatë natës, dhe fokusi i tyre ishin vilat e izoluara të cilat bastiseshin, por me pronarët e tyre përdorej në të gjitha rastet dhunë. Viktimat rriheshin dhe torturoheshin nga banditët shqiptarë, dhëmbë të thyera, kërcënime me vdekje. Organizim gati perfekt i bandës, me metodat të cilat i ngjanin arteve marciale. Shpesh pronarët e banesave mbaheshin peng për minuta të tëra. Në disa raste, ata nuk kishin mëshirë, madje vepronin edhe në prani të fëmijëve. Në një rast hajdutët u përpoqën të vrisnin një nga viktimat për t’u arratisur, por vetëm defekti me armën ka shmangur më të keqen. Në fund shqiptarët largoheshin me paratë e kasafortave apo bizhuteritë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here