Zbardhet letra e Blushit: 32 shkeljet e statutit të PS. Pse s’qëndron justifikimi i modelit laburist

0

blushi“ Donatorët e PS-së u kthyen në përfaqësues të kësaj force, shkeljet e statutit për arsye personale”

Ben Blushi iu drejtua dje me një letër të gjatë,  Grupit Parlamentar te PS dhe Asamblesë Kombëtare të kësaj force ku renditi shkeljet në statutin e partisë ku bën pjesë. Duke marrë shkas nga debati i lindur në PS për shkak të kritikave të vetë Blushit për mos zhvillimin e zgjedhjeve për kryetarin e PS-së , deputeti socialist bëri të ditur edhe arsyet se pse nuk mund të përdoret si justifikim modeli i laburistëve. “Meqenëse qysh prej tetorit 2009 nuk zhvillohen zgjedhje për kryetarin e PS dhe pothuajse te gjitha forumeve te saj u ka skaduar mandati. Meqenëse  pikëpamjet e mia për leximin e statutit dhe zbatimin e tij kane hasur ne kundërshtime te paarsyeshme, improvizuese dhe antistatutore, Meqenëse  konstatoj se gjate viteve te fundit Statuti,fryma e Kushtetutës dhe Ligji për Partitë Politike janë cenuar rende dhe ne mënyrë te përsëritur, Meqenëse  ndryshimet e pritshme statutore nuk mund te kenë fuqi prapavepruese çka, nëse do miratoheshin, do ta thellonin anarkinë organizative te Partisë Socialiste, Meqenëse  jam i bindur se shkeljet e gati një te tretës se neneve te statutit te PS nuk kane ndodhur për shkaqe te përligjura dhe te justifikuara, por vetëm për shkaqe personale, Meqenëse  Partisë Socialiste po i imponohet një rruge qe dëmton parimet themelore te kolegjialitetit, barazisë se anëtareve, mbledhjes periodike, kufizimit kohor te mandateve, papajtueshmërisë se mandateve, zgjedhjeve te lira, transparencës se financimeve dhe detyrimit për llogaridhënie. Në asnjë rast nuk janë raportuar financimet dhe burimi i tyre duke shtuar dyshimet e opinionit publik dhe anëtarësisë për shpenzimet e PS dhe donatorëve të saj që në disa raste janë kthyer edhe në përfaqësues të PS jashtë çdo norme staturore. Meqenëse  jam i vendosur te mbroj me çdo kusht dhe me çdo çmim normat dhe vendimet qe kemi marre bashkarisht, Me besimin se debatet ne një parti serioze, te hapur dhe kushtetuese disiplinohen me rregulla dhe kundërshtitë zgjidhen me votim te lire statutor”, shkruante Blushi.

Shkeljet e statutit

Neni 3-Pika 1. Drejtimi i Partisë ne çdo pjese te strukturës se saj është kolegjial . Organizatat socialiste dhe organet drejtuese ne veprimtarinë e tyre zbatojnë parimin e kolegjialitetit dhe te punës ne ekip.  Është shkelur rende parimi i kolegjialitetit.Ne Partine Socialiste asnjë vendim nuk merret ne mënyrë kolegjiale sipas parashikimit te statutit duke nisur nga organizata socialiste deri tek kryesia e PS e cila nuk është mbledhur qe prej vitit 2013.

Neni 4- Pika 5. Mbledhjet e strukturave dhe te forumeve drejtuese te partisë bëhen transparente për opinionin publik; Pika 6. Për çdo detyre përfaqësuese politike ne PS dhe ne emër te saj, zhvillohet proces konkurrimi transparent dhe i bazuar ne kritere te njohura.  Është shkelur parimi i transparencës pasi asnjë nga mbledhjet e forumeve drejtuese te PS nuk është bere e njohur publikisht dhe ne shume raste kane qene te mbyllura dhe hermetike. Është shkelur parimi i konkurrencës se lire dhe te hapur pasi qe prej vitit 2009 ne Partine Socialiste nuk ka zgjedhje për Kryetarin. Asambleja Kombëtare dhe Kryesia nuk zgjidhen qe prej vitit 2011 çka ve ne diskutim legjitimitetin e këtyre organeve te parashikuara ne Statutin e PS.

Neni 6- Pika1. Simboli i PS paraqet një grusht te mbledhur i cili mban nje trëndafil te kuq. Simboli vendoset ne stemën,vulën dhe flamurin e partisë.; Pika 2. Stema e PS është ne forme rrethi me ngjyre te gjelbër, ne qendër vendoset simboli i partisë poshtë te cilit shkruhet PSE(partia e socialisteve evropiane)ndërsa anash tij është shkruar me germa kapitale te bardha “Partia Socialiste e Shqiperise 1991”; Pika 3.  Flamuri i PS është ngjyre roze me stemën e partisë ne mes; Pika 6.  Ne çdo tubim publik te organizuar ne emër te PS është i detyrueshëm përdorimi i flamurit dhe i simboleve te tjera te saj.  Eshte shkelur sistematikisht simbolika përfaqësuese e PS duke ndryshuar here pas here ngjyrat,stemen dhe flamurin. Ne zgjedhjet e fundit parlamentare dhe vendore ngjyra e PS ishte lejla dhe flamuri i saj nuk u perdor ne asnje rast.

 Neni 8-Anetari i partise ka te drejte : Pika 3. te zgjedhe dhe te zgjidhet ne organet drejtuese te partise dhe te njihet me veprimtarine e tyre; Pika 6. te ankohet ne organet drejtuese te Partise ose Komisionin e Garancive Statutore kur nuk eshte dakord me qendrimin e mbajtur ndaj tij nga ana e strukturave te Partise; Pika 9. Anetaret e PS jane te barabarte ne raport me Partine, pavaresisht nga funksionet qe kane brenda saj dhe gjendjes ekonomike e pozicionit shoqeror jashte saj. Eshte shkelur parimi i barazise se anetareve te nje organizate politike sanksionuar ne Kushtetute pasi aktualisht te gjithe kryetaret e organizatave,kryetaret e PS se bashkive dhe delegatet po rizgjidhen me perjashtim te kryetarit te PS.

Neni 17- Pika 1. Kryetari i partise i bashkise/komunes zgjidhet nga AS e bashki/komunes me votim te fshehte dhe kandidatura alternative; Pika 13. Mandati i kryetarit te partise i bashkise/komunes si rregull eshte 4 vjet. Eshte shkelur parimi i kufizimit kohor te mandateve pasi zgjedhjet e fundit per kryetar te bashkise jane bere per here te fundit ne vitin 2011 duke e zgjatur mandatin ne 5 vjet pa asnje justifikim;

Neni 24– Pika 1. Kongresi i Partise eshte organi me i larte vendimarres i Partise. Pika 2. Kongresi Zgjedhor mblidhet nje here ne 4 vjet kur perfundon mandatin e tij. Ai mund te mblidhet jashte rradhe me kerkese te AK (Asamblese Kombetare) te PS, me kerkese te jo me pak se 1/3 e delegateve te Kongresit ose 1/3 e anetareve te Partise. Eshte shkelur afati i mbledhjes se Kongresit Zgjedhor i cili nuk eshte mbledhur prej nentorit te vitit 2011.

Neni 25- Pika 5. Mandati i delegatit te Kongresit është 4 vjet.

Neni 26- Pika 3. Perfaqesia e Kongresit administron kandidaturat per Kryetar te PS, shoqeruar me kerkesat per kandidim dhe platformat per drejtimin e partise te paraqitura prej tyre. Kandidatet per Kryetar te PS duhet te kene te pakten nje mandat perfaqesimi politik si te zgjedhur ne AK te PS; Pika 4.Kandidatet per Kryetar te PS paraqesin ne Kongres platformat e tyre; Pika 5. Kongresi vendos daten e zhvillimit te votimit nga anetaresia e partise ne shkalle vendi per zgjedhjen e Kryetarit te PS sipas parimit nje anetar nje vote, jo me vone se nje muaj nga data e zhvillimit te Kongresit; Pika 6. Perfaqesia i paraqet Kongresit per miratim listen kombetare me kandidaturat per anetare te Asamblese Kombetare dhe listen me kandidaturat per Komisionin e Garancive Statutore (KGS). Delegatet e Kongresit mund te propozojne kandidatura shtese ne listen e kandidaturave. Kandidaturat shtese perfshihen ne listat perkatese nese miratohen nga 50% plus nje e delegateve te Kongresit; Pika 7. Kongresi zgjedh me votim te fshehte dhe kandidatura alternative AK te PS dhe KGS. Po shkelet norma e zgjedhjeve per kryetarin e PS pasi ne Kongresin e pritshem te dates 19 mars nuk po pranohen kandidaturat konkurruese me justifikimin se ky vendim do ti lihet ne diskrecion vete Kongresit i cili sipas statutit nuk ka te drejte te vendose nese do kete zgjedhje apo jo.Kongresi ka te drejte te administroje kandidaturat dhe te caktoje daten e zgjedhjeve sipas parimit nje antar nje vote.

Neni 27- Pika 3. Asambleja Kombetare mblidhet jo me rralle se nje here ne 3 muaj. Mbledhja e AK thirret me kerkese te Kryesise, te Kryetarit te PS, ose te jo me pak se 1/3 se anetareve te saj. Qe nga viti 2013 Asambleja Kombetare e PS eshte mbledhur vetem nje here ne korrik te vitit 2015 duke caktuar daten e Kongresit ne fund te muajit janar, vendim i cili u shkel pa nje vendim te dyte te Asamblese Kombetare e cila e ka kete te drejte sipas statutit.

Neni 29- Kryesia e PS mblidhet jo me rralle se nje here ne muaj dhe ka keto kompetenca kryesore: Pika 3. Miraton projektprogramet, projektstatutet, procedurat dhe cdo dokument tjeter qe paraqitet per shqyrtim e miratim ne AK; Pika 14. Ne te gjitha rastet kur per arsye te ndryshme  nuk behet e mundur zgjedhja e kryetarit te partise te rrethit/bashkise/ komunes, Kryesia e PS ose dhe Kryetari i Partise kane te drejten e komandimit te nje kandidature ne detyren e kryetarit te partise te njesise perkatese vendore per nje periudhe deri ne zhvillimin e zgjedhjeve; Pika 15. Miraton kandidaturat per deputete dhe drejtuesit kryesore te organeve vendore; Eshte shkelur rende parimi i mbledhjes periodike te detyrueshme. Kryesia e PS qe prej vitit 2013 eshte mbledhur vetem nje here dhe nuk eshte lejuar te miratoje projekprogramet,ndryshimet statutore dhe asnje nga procedurat qe shkojne ne shqyrtim ne Asamblene Kombetare. Ne te kundert Kryesia dhe vendimet e saj jane zevendesuar ne menyre jolegjitime dhe antistatutore nga nje ekip prej 6 koordinatoresh te emeruar nga kryetari i PS, cka nuk parashikohet ne asnje nen te statutit dhe eshte nje sajese qe zevendeson kryesine me njerez te emeruar pa mandat. Vendimet e koordinatoreve te emeruar per shtyrjen e Kongresit dhe ndarjen organizative te PS ne gjashte rajone,cka bije ndesh me ndarjen territoriale dhe sitemin zgjedhor ne fuqi,jane ilegjitime dhe eksperimentale.

Neni 30- Pika 1. Kryetari i Partise Socialiste ka keto kompetenca kryesore: 1/a. Eshte drejtuesi me i larte politik i partise; 1/b. Eshte pergjegjes kryesor per drejtimin dhe bashkerendimin e veprimtarise se perditshme te Partise ne zbatim te Programit, te linjes politike te miratuar nga Kongresi dhe forumet drejtuese te Partise, te Statutit dhe te Rregulloreve te ndryshme; 1/d. Therret dhe drejton mbledhjen e Kryesise se Partise; Pika 2. Mandati i Kryetarit to Partise eshte 4 vjet. Eshte shkelur parimi i kufizimit kohor te mandatit duke e cuar ate nga 4 ne 7 vjet.Qe ne tetor te vitit 2009 nuk mbahen zgjedhje per kryetarin e PS cka perben nje rast unik ne te gjitha praktikat shqiptare dhe nderkombetare.

Neni 32- Komisioni i Garancive Statutore (KGS) Pika 1. Komisioni i Garancive Statutore (KGS) eshte strukture pergjegjese, i cili vendos per ceshtjet qe kane te bejne me zbatimin dhe interpretimin e Statutit te Partise, te vendimeve dhe rregulloreve te forumeve qendrore te Partise; Pika 3. Mandati i Komisionit te Garancive Statutore zgjat  4. Vjet; Pika 5. KGS nuk mund te shqyrtoje e te gjykoje vendimet e Kongresit dhe te AK te PS. KGS nuk eshte mbledhur per te shqyrtuar ankesat dhe aktualisht atij i ka skaduar mandati cka e ben te pamundur dhe jolegjitime cdo ankese ne drejtim te tij.

Neni 42- Pika 2.Ne procesin e propozimeve dhe zgjedhjeve per drejtues te forumeve te partise si dhe per individe te zgjedhur ose te emeruar si perfaqesues te PS ne organet e pushtetit, si rregull ndiqet parimi i mosmbajtjes se dy mandateve njekohesisht nga i njejti person. Eshte shkelur parimi i papajtueshmrise se dy mandateve pasi qe prej vitit 2013 shumica e sekretareve te PS, jane njekohesisht ministra ne Qeverine e Republikes se Shqiperise cka perben papajtueshmeri mandatesh ne kushtet kur ata nuk e kane ushtruar asnje dite mandatin e tyre partiak per shkak te detyrimeve kushtetuese.

Neni 51- Pika 1.Rezultatet financiare dhe buxheti vjetor i partise, ne shkalle vendi, shqyrtohen e miratohen ne Kryesine e PS; Pika 3.Veprimtaria ekonomike dhe financiare e partise shtrohet per shqyrtim ne mbledhjen e pare te vitit te Asamblese Kombetare te PS dhe me shume se nje here ne vit ne kryesine e partise. Eshte cenuar parimi i transparences dhe llogaridhenies se detyrueshme pasi qe prej vitit 2009 e ne vazhdim shpenzimet dhe donacionet qe ka perfituar PS nga individe apo nga kuoatat e antaresise se saj nuk jane raportuar asnjehere ne kryesi dhe asamble. Po ashtu buxheti vjetor i PS nuk eshte miratuar ne asnje rast nga keto forume por eshte shpendare ne menyre jotransparente ne perputhje me statutin, duke i dhene Partise Socialiste profilin e nje biznesi privat dhe jo te nje bashkimi vullnetar individësh; Pika 7. Perdorimi i burimeve te paligjshme per financimin e veprimtarise se partise ose ne emer te saj dhe perdorimi per qellime personale i burimeve materiale e financire te partise eshte i papajtueshem me normat morale dhe organzative te PS. Sipas shkalles se pergjegjesise per shkeljen e kesaj disipline ndaj antarit te partise merren keto masa: a.zhdemtimi i arkes se partise.b.cregjistrim nga partia.c.denoncim ndaj organeve te drejtesise. Ne asnje rast nuk jane raportuar financimet dhe burimi i tyre duke shtuar dyshimet e opinionit publik dhe antaresise per shpenzimet e PS dhe donatoreve te saj qe ne disa raste jane kthyer edhe ne përfaqësues te PS jashtë cdo norme statutore.

box

Blushi: PS e vetmja parti që ju kërkua dekriminalizimi, privatisht deputetët më mbështesin

Në përfundim të mbledhjes së grupit të PS-së, Blushi theksoi se kjo forcë po mbahet peng nga një grup biznesmenësh dhe individësh me të shkuar kriminale.  “A mund të ketë Shqipëria një sistem demokratik nëse partitë nuk janë demokratike? A mund të ketë demokraci nëse në parti futen biznesmenë apo njerëz me të shkuar kriminale? Burimi i pushtetit në Shqipëri janë partitë politike. Ato zgjidhen nga populli dhe krijojnë Parlamentin dhe institucionet. Por institucionet nuk mund të jenë të pastra kështu. Nuk do ketë shpresë për brezat e rinj, konkurrencë të lirë, etj, nëse partitë tona nuk çlirohen nga diktati i kapjes së tyre. Kjo po ndodh sot në PS. Statuti po shkelet, drejtësia po thyhet. Sot thuhet, po bëjmë reforma, s’na duhen zgjedhjet”, deklaroi Blushi duke shtuar se,: Unë flas me të gjithë deputetët dhe për hir të së vertetës, privatisht më japin të drejtë se s’ka pse mandati i kryetarit të jetë 7 vjet, kryesia ka 3 vjet që s’mblidhet”.  Më tej ai theksoi se debat brenda PS nuk është i brendshëm por themelor. “A mund të ketë në Shqipëri drejtësi nëse partitë nuk janë të hapura, kthehen në biznes privat dhe fusin njerëz me të shkuar kriminale, çka jemi e vetmja parti që në 10 vitet e fundit na është kërkuar që të dekriminalizohemi. Nëse partitë nuk janë të pastërta, të gjitha institucionet do jenë të ndotura. Kryesia ka 3 vjet që s’mblidhet. Më vjen keq që përpiqet gjithë partia të justifikojë vullnetin e një njeriu. PS nuk është e Ramës”, deklaroi ai.