Vetëhelmohet 30-vjeçari, një letër lamtumire u gjet pranë trupit të tij

0
202

vvvNjë person, është gjetur i helmuar dhe i pajetë poshtë Urës së Kozares, në Kuçovë, ka bërë të ditur Policia e Beratit.
Nga veprimet e para hetimore rezultoi se trupi i përket shtetasit K.M, 30 vjeç, banues në fshatin Havaleas, Kozare, Kuçovë.

Dyshohet se shtetasi K.M është vetëhelmuar, pasi me vete i është gjetur një letër në të cilën shpreh aktin e kryer, përcjellin mediat shqiptare.

“Më fal për veprimin që po kryej” kanë qenë rreshtat e shkruar nga i riu në letrën që i është gjetur pranë trupit, por nuk dihen motivet që e kanë shtyrë drejt këtij akti.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forcat e policisë, të cilat po merren me zbardhjen e rethanave të ngjarjes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency