Të mbijetojmë për të dëshmuar mizorive të përditshme

0
194

primo leviiiiiiiiiiRecital në Teatrin “Kujtim Spahivogli”

Primo Levi, shkrimtari, partizani, poeti e dëshmitari Italian vjen me rrëfimin e tij për publikun shqiptar për t’ju kujtuar se duhet të mbijetojmë për të treguar.

Ndonjëherë të gjithë ne mbijetojmë për të treguar, për të dëshmuar gjithçka ndodh tek brezat e ardhshëm. Ngjarjet, situatat janë shënime që mbeten të skalitura tek secili prej nesh. Edhe ai, Primo Levi, shkrimtari, dëshmitari, partizan, kimist dhe poet Italian mbijetoi për të treguar. Ai dëshiron t’i japë zë dëshmisë së tij, për të mos harruar. Recitali letrar “Primo” vjen në teatrin Eksperimental Kombëtar “Kujtim Spahivogli”. Ky recital iI marrë nga Se questo è un uomo (A është vallë, njeri …?) i Primo Levi-t me Jacob Olesen dhe regji të Giovanni Calò dhe i prodhuar nga Enrico Carretta vjen për publikun shqiptar në 9 shkurt ora 19:00 dhe për të hyrja është e lirë.

“Intensiteti dhe butësia e fjalëve të Levit, si dhe vlera e madhe letrare e tregimit të tij, kanë favorizuar përshtatjen dhe zgjedhjet regjizoriale.Dëshmia e tij prezantohet me habi racionale dhe thjeshtësi për të drejtuar spektatorin në një përfundim. Për këtë arsye, shumë vëmendje i kushtohet, përveç mizorive, edhe momenteve dhe episodeve të jetës së përditshme, relaksuese dhe ëndrrimtare.”, këto është shprehur regjizori Calo.

Kush është Primo Levi?

Primo Levi, ka lindur në Torino në vitin 1919. Ndërsa punonte si kimist në Milano vendosi t’i bashkohet një grupi të rezistencës hebreje që u formua pas ndërhyrjes gjermane në veri të Italisë. Në vitin 1943 u kap nga Milicia fashiste dhe u fut në kampin nazist të shfarosjes Monoëitz, pranë Aushvicit, së bashku me 650 hebrenj të tjerë, ku ai mbijetoi deri më datën e çlirimit më 27 janar 1945. Në vitin 1947 shkroi Nëse ky është një njeri, ku përshkroi përvojën e tmerrshme dhe mizoritë ku asistoi. Në vitin 1963 botoi romanin Armëpushimi, ku tregon udhëtimin e gjatë të të mbijetuarve të kampeve të vdekjes drejt Polonisë dhe Rusisë. Në librin Se jo tani, kur? i vitit 1982 Levi u rikthehet temave të luftës dhe hebrahizmit. Në vitin 1986 i rikthehet për herë të fundit temës së Holokaustit me librin me titull simbolik Të fundosurit dhe të shpëtuarit. Primo Levi vdiq në Torino në vitin 1987.V.Stafa

 

Somario

Primo Levi, shkrimtari, dëshmitari, partizan, kimist dhe poet Italian mbijetoi për të treguar. Ai dëshiron t’i japë zë dëshmisë së tij, për të mos harruar

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency