Skandali i Check Up-it/Akuzat për shërbimin shëndetësorë, Rama merr në mbrojtje ministrin Beqajn. Replikon Basha

0

tttttttttttttSejrie Baleta
Pas skandalit të përgjigjeve të marra nga ana e qytetarëve për mënyrën se si funksionon teknika Check Up-it kanë reaguar me një takim të nxituar kryeministri Rama dhe ministri i shëndetësisë Beqaj. Qytatarët janë të indinjuar duke patur shqetësim pas rezultatit të Check Up-it,nuk rezultojnë të njëjta me analizt e bëra në një klinikë private profesionale. Qytetarët që kanë bërë të njëjtat analiza pranë një qendre shëndetësore private, ndërsa tjetrën nëpërmjet Check Up-it në spitalin publik, ka marrë rezultate të ndryshme. Qendra shëndetësore nr.10, është qendra më e madhe në Tiranë që mbulon një zonë prej rreth 80 mijë banorësh, të njësive bashkiake 3 dhe 4, në kryeqytet, nga të cilët 20 mijë janë të grupmoshës 40-65 vjeç. Personeli prej 114 mjekësh, shërben gjatë gjithë ditës, me dy turne. Kontrolli bazë shëndetësor përfshin vlerësimin e riskut shëndetësor për 7 çështje të rëndësishme të shëndetit të çdo qytetari.
Rama dhe Beqaj
Nga kjo qendër kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ishin dje për të parë nga afër zbatimin check-up në kabinetet e kësaj qendre të parashikuara për këtë qëllim. Ishte ky reagimi i menjëhershëm për të mbuluar skandalet në radhë të shëndetësisë shqiptare. Kryeministri u takua dhe bisedoi me mjekët e qendrës dhe qytetarë të rastësishëm që ndodheshin aty për bërë check-up, shumica prej të cilëve për herë të dytë. Normalisht nuk kishte si të ndodhte ndyshe. Në Shipëri gjithmonë kur niset një punë e mirë për tu ardhur në ndihmë qytatarëve asnjëherë nuk ka dhënë rezultatet e duhura. Dhe në rastin ne fjalë përgjigjet që marrin pacientët nga këta analiza të ashtëquajtura falas janë komplet të kundërta me ato që mund të marrin në klinika private. Doktoresha Rudina Gjini, duke shpjeguar procesin, bëri të ditur se interesi i qytetarëve është në rritje dhe numri i atyre që realizojnë check- up sa vjen dhe shtohet. Mjekja u shpreh se një punë të rëndësishme bindëse në këtë drejtim kanë realizuar edhe mjekët. “Qendra jonë është qendra më e madhe në Tiranë, me një personel prej 114 vetash. Kemi një popullatë prej 80 mijë banorësh, ku përfshihen dy njësi bashkiake 3 dhe 4. Pjesëmarrja sa vjen e shtohet. Muajt e parë patëm probleme sepse njerëzit nuk e kuptonin që mund të shkohet tek mjeku edhe kur je i shëndetshëm. Është hera e parë që bëhet profilaksi në Shqipëri. Kjo është gjëja më e mirë dhe ne që jemi mjekë e kuptojmë rëndësinë e kësaj vlere. Po mundohemi ta thyejmë mentalitetin”, u shpreh mjekja. Ndërsa Kryeministri Edi Rama u shpreh se nëpërmjet check up krijohet për herë të parë, një bazë të dhënash shumë e rëndësishme për të vijuar punën për sistemin e shëndetësisë me mbulim universal. “Ne jemi shteti i vetëm në rajon dhe në Europë që nuk kemi një kartelë shëndetësore të popullatës dhe duke mos patur të tilla, nuk dimë se cila është situata e përgjithshme dhe kush janë sëmundjet më problematike, çfarë duhet të bëjmë me politikat më tej, etj. Kjo është vendosja e një bazë të dhënash për herë të parë, pas 20 e kusur vitesh, se para 20 e kusur vitesh edhe lopët, edhe delet kishin kartelën e tyre. Kurse këtu gjithçka u zhduk. Do të ishte mirë ta bënim për të gjithë popullsinë, por jemi fokusuar tek grupmosha 40-65 vjeç sepse aty shfaqen zakonisht problemet e fillesave me sëmundjet”, tha Rama. Sipas tij, të gjithë përfitojnë kur informohen, por është edhe një e mirë e përbashkët, sepse krijojmë një bazë të dhënash për herë të parë dhe mbi atë bazë të dhënash bëjmë dhe politikat që na duhen. Pa këtë bazë të dhënash nuk e bëjmë dot sistemin e shëndetësisë me mbulim universal, d.m.th. falas për të gjithë ata që s’kanë mundësi”, u shpreh Rama.
Reagimi i Bashës
“Falas” me lekët e taksapaguesve, gjysmën e vjedhin vetë! Edi Rama ka hapur një front mashtrimesh dhe propagande boshe për shëndetësinë, në përpjekje për të mbuluar vjedhjen 338 milionë Euro dhe degradimin e plotë të spitaleve dhe të këtij shërbimi jetik. Fytyra e vërtetë e shëndetësisë sonë është e kundërta e dokrrave të tij. 338 milionë Euro tendera, por a ka shqiptar që merr sot shërbim më të mirë shëndetësor? A ka sot më shumë ilace apo ilace më të mira në spitale? A ka kushte më të mira për shtrimin dhe shërbimin ndaj pacientëve? Mjafton një analizë e megavjedhjes me check-up për të dëshmuar shëndetësinë e Edi Ramës. Ku lekët merren, por analizat nuk bëhen fare ose bëhen sa për të kaluar rradhën. Si kjo këtu, ku qytetarja ka dalë me vlerën e proteinës 25, çka do të thotë se gruaja është në gjendje të rëndë dhe në shtratin e dializës. Ndërkohë, për fat të mirë, zonja gëzon shëndet të shkëlqyer, dhe si Dëshmitare e Jehovait ecën gjithë ditën në këmbë. Apo ky rasti tjetër ku check-up e nxjerr me diabet por analizat e privatit thonë se pacienti është në gjendje të mirë shëndetësore. Të vetmit përfitues nga “reforma në shëndetësi“, janë Edi Rama, Ilir Beqa, Vilma, emigranti i Peruxhias me një punëtor, dhe një dorë tjetër oligarkësh dhe klientësh që po fusin në xhep paratë e shqiptarëve.

Loading...