Situata dramatike e krimit në vend, rokadë në Policipas masakrës në Elbasan

0
204

Saimir-Tahiri-300x200Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri urdhëron ndryshime në disa prej drejtuesve të Drejtorive të Policisë në rrethe.Vendimi për të kryer lëvizjet, erdhi menjëherë pas situatës së rënduar të krimit në vend dhe pak ditë nga masakra e Elbasanit, ku mbetën të vrarë tre persona

Alma Çuka 

Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri nuk mund të pajtohej me situatën e krimit të krijuar në vend që nga fillimi i vitit. Kulmi arriti pak ditë më parë kur në mes të Elbasanit u ekzekutuan tre persona dhe mbetën të plagosur tetë të tjerë. Kanë kaluar pesë ditë nga krimi dhe policia e këtij qytetit, e cila ishte në dijeni të veprimtarisë së familjes mbi të cilën u krye sulmi, nuk ka bërë asgjë. Asnjë autor, asnjë i dyshuar, kemi vetëm disa pista hetimi të cilat nuk e kanë çuar asgjëkundi policinë. Pikërisht për këtë qëllim është bërë edhe rrokada e djeshme e disa prej drejtuesve të Komisariateve dhe Drejtorive të Policisë në vend.  Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka vendosur largimin e Shefit të Komisariatit në Policinë e Elbasanit, Oltion Rrumbullaku  nga ky post dhe transferimin e tij si zv/shef Komisariati në Komisariatin e Policisë nr 4 në Tiranë. Ndërkohë në vend të tij është emaruar Luan Arifi deri tani Shef Komisariati në Komisariatin e Policisë Mat. Duket qartë se shefi i deritanishëm në policinë e Elbasanit është transferuar me ulje. Rezultatet e ulta në punë e tij kanë bërë të detyrueshëm transferimin në detyrë. Ndërkohë, edhe zëvendësdrejtori i Policisë së Elbasanit, Shkëlqim Pepkola është transferuar dhe emëruar në të njëjtin post por në Policinë e Korçës. Në vendin e tij, zëvendësdrejtor i Policisë së Elbasanit është emëruar Skënder Hitaj, i cili la vendin e zëvendësdrejtorit të Lezhës që mbante deri para transferimit. Në Lezhë, është vendosur në postin e zëvendës drejtorit të Policisë Gentian Shehaj, i cili u transferua nga policia e Korçës. Burime  të rezervuara nga Policia e Shtetit bënë me dije se lëvizjet e disa prej drejtuesve të policisë dhe në rrang administrate, janë parë të arsyeshme për të përmirësuar situatën.  Që nga janari i këtij viti, në vend kanë ndodhur krime të shumta. Ngjarja e Durrësit, ku u rrëmbye dhe më pas u ekzekutua Gazmend Çollaku ishte goditje për Policinë e Shtetit. Ndërkohë kjo ngjarje ishte e lidhur me një vrasje të ndodhur në mesin e dhjetorit, po në qytetin e Durrësit.

Kush janë lëvizjet e plota të kryera gjatë ditës së djeshme

Arjan Feri deri tani Shef Sektori ne Burimet Njerezore ne Drejtorine e Pol Shtetit transferohet dhe emërohet Drejtori i Drejtorisë për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër.

Qerim Aliaj deri tani Drejtori i Kufirit Gjirokastër transferohet dhe emërohet Drejtor i Kufirit Shkodër.

Drejtori i Policisë Kufitare Shkodër Rakip Kazani transferohet dhe emërohet Shef Sektori i Burimeve Njerëzore në Drejtorinë e Përgjithshme për Kufirin dhe Migracionin.

Llazar Pina deri tani Specialist në Drejtorinë e Përgjithshme për Kufirin dhe Migracionin , transferohet dhe emrohet Shef Sektori në Burimet Njerëzore në Drejtorinë e Policisë së Shtetit.

Artan Shkëmbi deri tani Shef Sektori i Antidrogës në Drejtorinë  për Krimin e Organizuar e Krimet e Rënda transferohet dhe emërohet zv/drejtor i Policisë në Drejtorinë e Policisë vendore Vlorë.

Ilirjan Balla nga zv/drejtori i Policisë Vlorë transferohet dhe emërohet zv/drejtor i Policisë Dibër.

Bashkim Shehu nga zv/drejtor Dibër transferohet e emërohet zv/ drejtor i Policisë Kukës.

Shkëlqim Pepkola nga zv/drejtor i Policisë Elbasan transferohet dhe emërohet zv/drejtor i Policisë  Korçë.

Gentjan Shehaj nga zv/ drejtor Korçë transferohet dhe emërohet zv/drejtor i Policisë Lezhë.

Skënder Hitaj nga zv/drejtor Lezhë transferohet dhe emërohet zv/ drejtor Elbasan.

Rezar Velmishi deri tani Specialistë në  Drejtorinë e Hetimit e për Narkotikët e Trafiqet në Drejtorinë e Policisë së  Shtetit transferohet dhe emërohet zv/drejtor i Policisë  Durrës.

Shkëlzen Rexhepi deri tani zv/drejtor i Policisë Durrës transferohet dhe emërohet Shef Sektori i Interpolit.

Oltion Kumbulla deri tani Shef Komisariati në komisariatin e  Policisë Elbasan transferohet dhe emërohet zv/Shef Komisariati në Komisariatin e Policisë  nr 4 Tiranë.

Luan Arifi deri tani Shef Komisariati në Komisariatin e Policisë Mat transferohet dhe emërohet Shef Komisariati i Policisë Elbasan.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency