Standard.al

Papunësia /600 punonjës, largohen nga puna. PD: Qeveria do ti zëvendësojë me simpatizantët e saj

ppNatën e vitit të ri, janë hequr nga puna 600 punonjës nga ndërmarrja e ujësjellës kanalizime në Tiranë. Skarkimet e punonjësve janë plane të qeverisë sepse do ti zëvendësojë me simpatizantët e saj. Ndërsa nga ana tjetër ministri Klosi ishte në Korçë ku i njoftoi qytetarët se ka 6500 vende të lira pune por duhet që punëkërkuesit të jënë të specializuar.
Sejrie Baleta
Papunësia është një nga problemet më madhore në vend. Qytatarët shqiptarë nuk nuk vuajnë vetëm faktin se ku të gjejnë një vend pune por dhe fatkeqësinë se ato që janë në punë i largojnë nga puna për shkaqe politike. Por ironia e fatit nuk mbyllet këtu pasi kurë u prezantohen vende të lira pune i kërkojnë dhe të specializuar. Por dje në komision për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, një ndër debatet që u shtrua ishte dhe problemi që deputetja e PD-së, Mimoza Hajdarmataj ngriti. Ajo denoncoi se në natën e vitit të ri, janë hequr nga puna 600 punonjës nga ndërmarrja e ujësjellës kanalizime në Tiranë. Ajo ka kërkuar nga komisioni përkatës që të marren masat e duhura dhe të raportojnë mbi largimin e këtyre punonjësve, të gjithë për një natë dhe pa ju shpjeguar asnjë detaj pse po largoheshin. Në replikën e tij Kryetari i komisionit, Eduard Shalsi, është shprehur se në bazë të informacione që ai ka, është se këta punonjës nuk shkonin në punë dhe nuk e bënin detyrën e tyre dhe prandaj është marrë ajo masë e jo për punë partie, se po të ishte për punë partie do të bënim siç ka bërë PD-ja. Por Shalsi e ka falënderuar deputeten Hajdarmataj dhe ka dhënë një këshillë të gjithë komisionit që të gjithë të veprojnë në bazë të detyrës së tyre dhe të sjellin në komision raste të cilat janë të dyshimta. Por Hajdarmataj ka shtuar se nuk mund të jenë 600 familje, 600 punonjës pa punë sepse kështu ka plan qeveria, sepse do i zëvendësojë me simpatizantë të tyre. E ndërsa për faktin se 600 punonjës janë të papërgjegjshëm, “ mund të jenë, 2,3, e 10 persona të cilët nuk mbajnë përgjegjësinë për punën e tyre, por nuk mund të jenë 600 persona, kjo vetëm në vendin tonë ndodh, që 600 familje t’u hiqet një e ardhur, e kjo pikërisht në ditën e vitit të ri. Në këtë vend po ndodhin çudira dhe kjo është njëra prej tyre”, ka shtuar më tej Hajdarmataj. Shalsi i siguroi deputetes se personalisht ai do të bashkohet me grupin që do të dalë në terren për të parë më nga afër situatën dhe do të informohet dhe për largimin e 600 punonjësve nga puna.
Ministri Klosi në Korçë
Ndërsa Ministri Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi zhvilloi një takim me drejtues të zyrave të punës, shkollave profesionale, Inspektoratit të Punës dhe biznesit në qytetin e Korçës. Ministri klosi theksoi se punëkërkuesit duhet të jenë të specializuar. Kjo është politika që po ndjekin pushtatarët nuk bëjnë gjë tjetër veçse tallen hapur me popullin e thjeshtë. Sa e sa të shkolluar dhe të arsimuar ka dhe enden rrugëve sepse nuk kanë ku të punojnë. Sa e sa diploma u flenë në sirtare mijëra përsonave dhe kur vjen puna për tu ofruar vende pune i kërkojnë të specializuar. Ata nuk po u japin mundësi për punë atyre që janë tashmë të specializuar dhe flasin për mungesë specializimi. Ndërkohë më tej në fjalën e tijë ai theksoi se ashtu si në gjithë Shqipërinë, edhe aty ekziston një raport jo i drejtë mes kërkesave për punë dhe kërkesës së biznesit për punëtorë. Kështu, ministri duke iu referuar të dhënave zyrtare të Zyrës së Punës Korçë, bëri të ditur se “Korça është një qark ku punohet e ku ka punë, dhe po të shohësh të dhënat tona të Zyrës së Punës, vetëm në vitin e kaluar, pra në vitin 2015 janë 131 biznese që kanë ofruar plot 6500 vende të reja pune. Kanë kërkuar ndihmën e zyrës Korçë, vende të cilat kanë qenë kryesisht në profesione të tilla, si në industri përpunuese, për punëtorë qepje/ tekstili, punëtorë qepje këpuce, kamerier, ndihmëskuzhinier, punonjës ndërtimi, inxhinierë ndërtimi e shumë të tjera”, – tha ministri Klosi.

Comments are closed.