Ministria trazon eshtrat e Kodrës dhe shkel ligjin me vendimin për zhvarrim

0

kodraSKANDALI I MINISTRISË SË KULTURËS

Vendimi i Ministrisë së Kulturës për zhvarrosjen e eshtrave të Ibrahim Kodrës rezulton se është marrë në shkelje të plotë me ligjin nr. 9220 për “Shërbimin publik të varrimit”. Ky ligj i ndryshuar në vitin 2014 përcakton qartë në nenin 17 të tij se zhvarrimet nga nëntoka  lejohen të kryehen pasi një periudhe 15 vjecare nga viti i varrimit. Por mesa duket ministria është bazuar mbi këtë ligj, por mbi atë të vitit 2004 duke neglizhuar ndryshimet e reja të tij. Ministria duke mos qënë e informuar me legjislacionin në fuqi, ka planifikuar zhvarrimin e piktorit të madh në 12 shkurt, vetëm dy ditë pasi Ibrahim Kodra bën 10 vjet që tretet  në tokën e Ishmit. Ky skandal i bërë publik duke vënë para përgjegjësisë Ministrinë e Kulturës, do të detyrojë ministrinë se nëse nuk do ti qëndrojë vendimit të zhvarrosjes, do ti duhet të presë edhe 5 vite të tjera. Në të kundërt çdo hap do të ishte në shkelje të plotë me ligjin. Pra, në vitin 2021 ministria duhet të rinisë përsëri furgonin drejt Ishmit, me punonjësit të ngarkuar me detyrën e nxjerrjes së eshtrave të mjeshtrit të madh.

Përpos kësaj gafe të minsitrisë, është shoqata “Ibrahim Kodra” ka bërë publike se zhvarrimi është një turp e këtij insitucioni. Në deklaratë zyrtare kjo kreu i kësaj shoqate, Lulzim Bega kërkon të theksojë se Ibrahim Kodra do të prehet në vend e lindjes së tij. Sipas tij ky ka qënë amaneti i artistit të madh. Bega insiton se shoqata dhe banorët e Ishmit do të vijojnë ti rezistojnë  këtij sulmi të shtetit me protesta demokratike. Duke u kthyer pas në kohë në vitin 2006 kreu i shoqatës Bega, thotë se në varrimin e tij ishin autoritetet më të larta të vendit dhe amaneti i piktorit të madh ishte të prehej në kodrat e Ishmit dhe jo ato të Liqenit Artificial.

Por gafa e Ministrisë së Kulturës e pasqyruar me një vendim në shkelje të plotë me ligjin në fuqi, është justifikuar  nga zv.ministri Zef Çuni. I ngarkuar për të vëzhguar situatën në fshatin Ishëm, ai shprehet se gjithçka bazohte në testementin e piktorit të ndjerë, të zbuluar sipas tij pas varrimit të kryer në Ishëm. Sipas tij testamenti u hap në 17 Shkurt kur piktori ishte varrosur, dhe atëheë u mësua vullneti i tij i fundit, sipas të cilit iu la në dorë dy shoqatave për të administruar pasurinë kulturore si dhe varrimin e çdo gjë tjetër që i përkiste Ibrahim Kodrës. Zv. ministri Çuni thotë se meqënëse varrimi ishte kryer, nuk mund të bëhej asgjë për të përmbushur vullnetin e piktorit. Sipas tij zhvarrimet normale mund të bëhen edhe pas 5 vjetëve, ndërsa për figura të tilla si ajo e Ibrahim Kodrës çdo gjë duhet të bëhet me autorizim paraprak të Kryetarit të Bashkisë të vendit ku ndodhet varri.  Piktori Ibrahim Kodra u nda nga jeta në 10 shkurt 2006. V.Stafa

 

Artistët bëhen kundër, peticion kryeminsitrit

Artistët dhe piktorët kanë deklaruar së ata janë kundër zhvarrimit të piktorit të madhe Ibrahim Kodra. Piktoi Gazmend Leka deklaroi se një grup artistësh i janë drejtuar kryeministrit Rama me një peticion ku i kërkojnë kthimin pas të Ministrisë së Kulturës nga vendimi i saj.

 

 

 

LIGJI NR. 9220  PËR “SHËRBIMET PUBLIKË TË VARRIMIT

 

KREU VII

MËNYRAT E ZHVARRIMIT (2004)

NENI 17

Zhvarrime te zakonshme nga nëntoka

1.Zhvarrimet e zakonshme nga nëntoka kryhen pas një periudhe 10 vjeçare nga viti i varrimit. Varret e liruara nga mbeturinat e arkivolit përdoren për varrime të reja.

 

MËNYRAT E ZHVARRIMIT  (2014 i ndryshuar)

NENI 17

Zhvarrime te zakonshme nga nëntoka

  1. Zhvarrimet e zakonshme nga nëntoka kryhen pas një periudhe 15 vjecare nga vitit i varrimit. Varret e liruara nga mbeturinat e arkivolit përdoren për për varrime të reja.