Ligji për emigrantët/ PD jep alarmin për ligjin e ri të qeverisë: Po manipulohen listat e zgjedhsëve

0

bashaPD jep alarmin për ligjin e ri të qeverisë: Po manipulohen listat e zgjedhsëve

Në debatin e Komisionit të Ligjeve për regjistrimin e emigrantëve, Partia Demokratike tha se kështu  u hiqet e drejta e votimit 1.5 milionë qytetarëve, ndërsa Vasili e cilësoi si akt ligjor pozitiv

Komisioni i Ligjeve ka miratuar mes debatesh ligjin e regjistrimit të emigrantëve. Në praninë e ministrit të Brendshëm deputetët e opozitës kërkuan që ky ligj të diskutohej në Komisionin e Posaçëm për Reformën Zgjedhore me pretendimin se adresa mund të ketë ndikim zgjedhor, gjë që u hodh poshtë nga Kreu i Komisionit të Ligjeve. Në lidhje me këtë çështje,  nënkryetari i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi ka reaguar menjëherë, duke pyetur sesi do i garantohet e drejta e votës së emigrantëve kur vendbanimin e kanë jashtë territorit të Shqipërisë. “Kështu përjashtohen 1 milionë e gjysmë votues emigrantë. Ky ligj është një minë me fitil të shkurtër pasi i mohon të drejtën e votës emigrantëve. Ky ja mohon dhe në mënyrë selektive do të kërkoni t’ja jepni të drejtën e votës. Manipulimi i listës së zgjedhësve është huq i vjetër i mazhorancës” – bëri me dije Bylykbashi, i cili në fjalën e tij i bëri thirrje që mazhoranca ta tërheqi këtë ligj në këtë formë. Kjo është një çështje e komisionit të reformës zgjedhore. Ndërsa deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili, e cilësoi ligjin e regjistrimit të emigrantëve, si një akt ligjor pozitiv, pasi ndikon në krijimin e marrëdhënies së re me emigrantët. Ndërkaq, Vasili tha se fjala refuzohet e rëndë, ndërsa sa i përket komisionit të reformës, dhe shtoi se duhet të punojë me produktin që ka para dhe jo me atë që pritet të ndodhë. Ndërkohë, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Arben Ristani, argumentit të Vasilit se regjistrimi i emigrantëve shënon një akt ligjor pozitiv, j’u përgjigj se kjo është një propagandë boshe. “Ligji ofron shërbimet të gjëndjes civile. Ligji tjetër thotë se duhet të votosh në bazë të vendbanimit. Këtu kemi përplasje mes dy ligjeve” – j’u kundërpërgjigj Ristani, teksa deklaroi se kjo duhet harmonizuar me kodin zgjedhor.Por nga ana tjetër nuk ka munguar reagimi i deputetit të Partisë socialiste, Alfred Peza, i cili tha se sistemi zgjedhor ekziston se ekzistojnë Shqipëria dhe shqiptarët. Sipas Pezës, opozita dëshiron që problemet e komisionit ti sjellin këtu te ligjet. “Ju keni paranojë,  mirëpo mos regjistrimi i njerezve e cënon votën e lirë”- u shpreh Peza gjatë reagimit të tij. Mirëpo në këndvështrimin e deputetit të Partisë Demokratike Eduart Halimi, ky ligj, bie në kontraditkë në përputhje me kodin e votimit. Halimi tha se sipas ligjit do kem adresë në Shqipëri dhe një jashtë shtetit, ku sipas qëndrimit të tij, kjo gjë bie në kontradiktë me kodin për votimin. “Në fq 2 pika 5 ju doni adresën atje që ti taksoni atje ku janë. Ju po kërkoni të nxirrni ujë nga guri. Si i mohoke ti të drejtën emigrantëve për shërbime nëse nuk regjistrohet” – theksoi deputeti i PD-së. Ndërsa deputeti socialist Pandeli Majko shtoi se, ti thuhet një emigranti se ne nuk të regjistrojmë ty se kemi frikë për manipulime kjo nuk qëndron. “Karta e identetitetit falsifikohet lirshëm mbi ligjin 999, tani me këtë ligj s’ndodh më” – deklaroi Majko. Ndërsa Oerd Bylykbashi ju drejtua Majkos se kërkoni të ndryshoni vendbanimin nga a në b dhe kjo b është jashtë vendit. Por qëdrimet e opozitës sipas Bashkim Finos, janë  paragjykime në shkallë sipërore. “Ky ligj nxjerr adresat e emigrantëve. Emigrantët me këtë nuk paguajnë taksa vendore për shpinë që kanë këtu kur i paguajnë taksa atje” – ishte fundi i debatit në Komisionin Ligjor, ku u diskutua në lidhje me regjistrimin e adresave të emigrantëve shqiptarë.

 

 

DEBATI

“Duke prekur drejtëpërdrejtë regjistrimin e adresës për një lloj banimi të shtetasve ka një impakt imediat mbi proçesin zgjedhor. Ky projektligj të bëhet pjesë e Komisionit të Reformës Zgjedhore”.

Fatmir Xhafaj: “Është një kërkesë tërësisht e gabuar. Konferenca e kryetarëve dhe më pas seanca plenare ka vendosur qartazi që të përfshihet në kalendarin e punimeve të komisionit dhe më pas me një datë të caktuar në seancë plenare”. Por për Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri ligji është një gur themeli për t’i ofruar në një të ardhme të afërt emigrantëve të drejtën e votës dhe për t’i ardhur atyre në ndihmë me shërbimet.

Saimir Tahiri: “ Në qoftë se deri më sot për votën e emigrantëve janë bërë fushata, janë bërë deklarata politike, konstante, janë angazhuar energji pafund nga shoqëria civile, nga partitë politike, nga thuajse çdo mazhorancë, ky është projektligji i parë që shtron gurin e themelit për të shkuar deri atje, që do të thotë për të shkuar te vota e emigrantëve fillimisht duhet të dijmë kush sa , dhe ku banojnë emigrantët tanë.  Ligji parashikon regjistrimin e emigrantëve shqiptarë kudo ata ndodhen me regjistrimin që garanton ky ligj shtetasit nuk ç’regjistrohen nga regjistri përfundimtar i zgjedhësve çka nuk nënkupton heqjen e së drejtës së votës në Shqipëri.

“Kryetari ilegjitim”

PSD përçahet në dy grupe: Protestë e anëtarëve, Gjinushi u mbyll portën: Metoda antiligjore

Partia Socialdemokrate përçahet në dy grupe. Në derën e jashtme të selisë së kësaj force protestuan dje disa përfaqësues të artë të kësaj force të cilët e cilësuan kreun e PSD-së Skënder Gjinushi si ilegjitim. Anëtarët e PSD të cilët kishin paralajmëruar mbledhjen e këshillit kombëtar kërkuan edhe një mocion mosbesimi ndaj kryetarit. “Janë bllokuar dyert nga kryetari i partisë dhe kemi ngelur jashtë ne anëtarët e këshillit që kemi ardhur për mbledhje”, thotë Rustem Preçi, sekretar i përgjithshëm i PSD. “Ky është ilegjitim, nuk është kryetar më”, tha Flamur Haxhiaj, anëtar i këshillit kombëtar.“Tani kush e mbështet këtë nuk besoj se shtetit, por segmente të caktuara e bëjnë këtë punë, e bëjnë këtë histori”, shprehet Muhamet Gaba, kryetar i PSD Tiranë. Në krahun tjetër në brendësi të selisë pas derës së mbyllur qëndronte vetë kryetari Gjinushi me një pjesë të anëtarëve të kryesisë. Gjinushi e ka cilësuar këtë një tentativë të vetëm 3 anëtarëve të këshillit për të uzurpuar me forcë Partinë Socialdemokrate. “Janë vetëm të pakënaqur që kur u afrohet pushteti thërrasin vetëm unë dhe gjejnë metoda të shëmtuara, të papranueshme dhe antiligjore për të arritur qëllimin e tyre”, tha Gjinushi.