Lezhë/ Mungon mjeku prej 3 muajsh, 5 mijë banorë të Torovicës pa shërbim

0
285

lezheNë Lezhë zona prej 5 mijë banorësh e Torovicës prej rreth 3 muajsh nuk ka mjekë. Sipas banorëve, mjeku nuk vjen për shkak të kushteve të këqija infrastrukturore, ndërkohë që shtojnë se në rast sëmundje, shërbimin e marrin në Balldren apo Bushat.

5 mijë banorë të fshatit Torovicë në Lezhë nuk marrin shërbim shëndetësor prej tre muajsh, pasi qendra shëndetësore e fshatit nuk ka mjek. Edhe godina e qendres shëndetësore është në rrënim të plotë, me xhama të thyer dhe me lagështirë në të gjitha anët. Infrastruktura e dëmtuar rrugore drejt Torovices është pengesa kryesore, pasi asnjë mjek nuk pranon të shkojë në këtë zonë.

Banor: “Nuk kemi as mjete, as rrugë. Si ja bëjmë? Në mëshirë të fatit. Duhet të merret një makinë për të hyrë nga Bushati sepse nuk hyn njeri këtu.”

Banor: “Këtu si gjithmonë territor i lënë pasdore, pa shkollë, pa mjekësi, pa rrugë pa kanalizime.”

Drejtori i Shëndetit Publik në Lezhë Arben Ristani thotë se kanë bërë kërkese pranë Ministrisë së Shëndetësisë për mjek, por akoma nuk kanë marrë përgjigje.

Arben Ristani: “ Normalisht letrat janë dërguar në Ministri për ardhjen e një mjeku të ri. Ne jemi në pritje me të gjithë interesimin e vazhdueshëm që kemi bërë për gjetjen e një mjeku të ri.Infrastuktura është shumë e vështirë dhe ka banorët në vështirësi që të caktojmë një mjek stabël.”

Për të marrë shërbim shëndetësor banorët e Torovicës duhet të udhëtojnë drejt Balldrenit apo Bushatit, me kosto që jo në pak raste janë të papërballueshme për shumë familje që kanë probleme ekonomike.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency