Fleckenstein: Rama, Meta dhe Basha të gatshëm për reformën

0
225

kukan, meta flekesteinI pyetur në konferencë lidhur me takimet që pati me krerët kryesorë të politikës në vend dhe mendimet e tyre për reformën në drejtësi eurodeputeti Fleckenstein theksoi se,: “Në fakt pikërisht këtë përshtypje pata kur takova të dy liderët, por po ashtu kur takova kreun e opozitës. M’u krijua përshtypje që të tre këta persona janë të gatshëm që të gjendet një zgjidhje për të miratuar reformën në drejtësi”. Ndërkohë eurodeputeti i majtë u pyet edhe për çështjen e mandatit të kryetarit në PS, ku theksoi se,: “Tashmë kjo çështje është në duart e Kongresit të PS-së se si do ta zgjidhin ata këtë çështje. Prandaj do të thosha në fakt që në familjen tonë të partive të majta, ka rregulla të ndryshme, rregulla që secila funksionojnë ndryshe në vende të ndryshme. Për shembull, në Gjermani ne kemi rregulla tërësisht ndryshe, ndërsa ajo që shoh në Shqipëri është më e ngjashme me modelin e Partisë Laburiste në Britaninë e Madhe”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency