Fier/ Nga miqësia në armiqësi, hakmarrja e dy familjeve Suli e Sulo

0
226

hakmarrjeNuredin Suli është vëllai i 46-vjeçarit Neim Suli, i cili u vra në një atentat më 10 nëntor të vitit 2012 në Fier. Ngjarja ndodhi në mbremjën e asaj dite kur Neim Suli po hynte në portën e banesës së tij në lagjen Liri në Fier.
Ai është përballur me tre persona, të cilët, sipas policisë, ishin shtetasit Gezim Sulo, 49 vjeç dhe dy djemtë e tij, Ervis dhe Endri Sulo. Neimi dhe Gezimi, ish-miq, kishin punuar së bashku jashtë vendit dhe pas kthimit në Fier nisën të merren me biznes. Sherri për bllokimin e rrugës nga pika e servisit të automjeteve të ndërtuar nga Gezim Sulo përfundoi me breshëri armësh.

Policia nisi kërkimin e autorëve dhe i kapi ata pas 10 ditësh. Ndaj tyre nisi një histori gjyqi, që sipas Nuredin Sulit, i cili ka folur për mediat lokale, ishte manipuluar me një pagesë prej 100 mijë euro dhe se familja e tij ishte kërcënuar.

Më 3 maj të vitit 2013, automjeti pronë e vëllait të Gëzim Sulos shpërthen në ecje. Shtetasi Sulejman Sulo dhe bashkëshortja e tij, Alie Sulo shpëtuan. Mjeti i tyre mori flakë në motor dhe drejtuesi humbi kontrollin, por më pas ndaloi. Tregtarët ambulantë i ndihmuan të dalin nga mjeti pak sekonda para se automjeti të shpërthente në flakë. Në rrugë, eksplozivi kishte lënë një shenjë gjatë shpërthimit, ndërsa çifti pësoi disa fraktura pa rrezik për jetën.

Më 25 tetor të vitit 2013, një automjet tip Alfa Romeo ndalon para një pike karburanti në aksin rrugor Fier-Patos, pronë e familjes Suli dhe një breshëri plumbash lëshohet në drejtim të pronarit të kësaj pike, Namik Suli. Ai shpëton pa u prekur nga asnjë prej plumbave, ndërsa u plagos lehtë një klient në lokal.

Automjeti u largua dhe u gjet më vonë i braktisur nga policia, por autorët e atentatit u zhdukën pa lënë gjurmë, autorësia nuk është zbardhur, por ngjarja u lidh me vrasjen e një viti më parë të vëllait të biznesmenit nga shtetasi Gëzim Sulo dhe dy djemtë e tij.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency