Standard.al

Durrës/ Tregtarët protestojnë para bashkisë kundër konkurrencës së pandershme

durresTregtarët e rrobave të përdorura që shesin në ambientet e tregut industrial në Durrës, kanë protestuar para bashkisë kundër konkurrencës së pandershme. Ata kërkojnë që bashkia të mos lejojë ambulantët të shesin në rrugë dhe trotuare.

Dhjetëra tregtarë të rrobave të përdorura që zhvillojnë aktivitetin në tregun industrial në Durrës kanë protestuar para bashkisë kundër informalitetit në sektorin e tyre.

Ata kërkojnë që bashkia të marrë masa dhe të mos lejojë ambulantët që shesin në rrugë dhe trotuare, ti konkurrojnë në mënyrë të pandershme.

Tregtar: “Me aq rregulla sa kemi atje ne i paguajmë detyrimet. Rrugët e Durrësit janë mbushur me treg dhe nuk po na lejojnë të punojmë atje sepse është një konkurencë e pandershme Unë kur e shes atje me 3 mijë lekë ai e shet me 3 qind lekë të vjetra.”

Tregtare: “Na pengojnë shumë sepse ne atë kemi të ardhurën e familjes. Nuk kemi gjë tjetër, aty mbahemi. Punë e zezë, e siguruar jo, ku do hamë ne? Kemi protestuar dhe ditë tjetër, na thonë do zbatohet rregulli por nuk është zbatuar.”

Tregtar: “Ne paguajmë taksat, 60 mijë lekshin çdo muaj komform rregullave. Duam që edhe ata që punojnë në rrugë të paguajnë një gjë që po u futëm të gjithë në linjën e shtetit dhe të rregullave atëherë jemi të gjithë të barabartë. Ata s’paguajnë asnjë lekë, ne paguajmë. Ne mbarojmë se për 5 lekë kemi dalë aty për të punuar.”

Gjatë takimit që zhvilluan me përfaqësues të Bashkisë, këta të fundit u kanë premtuar se nuk do të ketë më tregtarë të paliçensuar që shesin në vende që nuk janë miratuar si tregje nga ana e njësisë vendore.

 

Comments are closed.