Dhuna ndaj grave/Gratë shqiptare në Londër: Të ndalim dhunën ndaj grave në familjet shqiptare

0
218

ssssTë indinjuara nga mënyra barbare e vrasjes në Londër ditë më parë e Elidona Demirajt, një vajzë shqiptare 25-vjeçare, gra shqiptare që banojnë në kryeqytetin britanik kërkuan dhënien fund të dhunës ndaj grave në familjen shqiptare. Elidona Demiraj u vra nga i dashuri i saj, 31-vjeçari Arben Rexha javën e kaluar. Me iniciativën e një nga shoqatave të komunitetit shqiptar në Britani, “Shpresa Programme”, në homazhet e bëra përpara pallatit ku u vra Elidona Demiraj nga Tropoja, gratë shqiptare vendosën lule në vendin e krimit. Duke ngushëlluar familjen e viktimës për humbjen, Luljeta Nuzi, drejtuese e kësaj shoqate, tha se duhet të punohet më shumë për ndërgjegjësimin dhe ndalimin e dhunës ndaj grave në familjet shqiptare. 31-vjeçari Arben Rexha ka dalë tashmë përpara gjykatës. Policia britanike është e rezervuar për motivet e vrasjes dhe nuk ka publikuar fotografinë e çiftit. Shoqata “Shpresa Programme” ndërkohë ka hapur edhe një faqe në uebsajtin “justgiving” për të grumbulluar 2500 sterlina për riatdhesimin e trupit të viktimës. Autori i dyshuar i vrasjes do të paraqitet para Gjykatës së Lartë në një seancë paraprake në 21 prill, ndërsa procesi gjyqësor ndaj tij pritet të fillojë në 11 korrik.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency